Koronavirusi/ Kreu i OBSH-së: Do të testohen katër lloje ilaçesh apo kombinime të tyre

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) nis studimin e provave klinike shumëkombëshe për përshpejtimin e kërkimeve për ilaçet ndaj koronavirusit.

Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, Dr. Tedros Adhanom Ghebreyesus, tha se OBSH-ja do të nisë një studim kërkimor me shumëkahësh e shumëkombësh provash klinike për testimin e terapive të mundshme ndaj koronavirusit, si pjesë e një përpjekje agresive për të t’i dhënë hov kërkimit global të barnave për të trajtuar Covid-19.

Do të testohen katër ilaçe ose kombinime ilaçesh, të liçensuara dhe të përdorura tashmë për sëmundje të tjera, tha Dr. Tedros në fjalën e tij të hapjes në konferencën për media për COVID-19 më 18 mars. Dhjetë shtete kanë shprehur tashmë gatishmërinë për të marrë pjesë në studim.

“OBSH-ja dhe partnerët e saj janë po organizojnë pra një studim në shumë vende, ku disa prej këtyre trajtimeve të paprovuara krahasohen me njëri-tjetrin”, tha ai gjatë konferencës për media në Gjenevë, duke shtuar se ky studim i madh, ndërkombëtar, i cili është hartuar për të gjeneruar të dhëna të plota e të sakta që na duhen për të vlerësuar se cilat trajtime janë më efektive, është quajtur studimi i #SOLIDARITETIT.

“Studimi i #SOLIDARITETIT ofron procedura të thjeshtuara për të mundësuar edhe pjesëmarrjen e spitaleve që ndërkohë kanë qenë të mbingarkuara”, tha Tedros, duke theksuar se “shumë shtete kanë konfirmuar tashmë se do t’i bashkohen studimit të #SOLIDARITETIT – Argjentina, Bahreini, Kanadaja, Franca, Irani, Norvegjia Afrika, Spanja, Zvicra dhe Tajlanda – dhe besoj se do t’i bashkohen edhe shumë të tjerë”.

Postime të ngjashme

Ozempic, bari inovativ antidiabetik me mbrojtje nga risqet kardiovaskulare edhe në Shqipëri
Dërgonin pacientët e Onkologjikut në klinika private, Prokuroria mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim zyrtarë dhe mjekë të QSUT (EMRAT)
Pse luleshtrydhet myken kaq shpejt? Gabimi që bëjmë të gjithë
Këto janë efektet anësore të ujit me limon
Mishrat e dhëmbëve: Çfarë tregon ngjyra e tyre për shëndetin tonë
Shifra shqetësuese: Vdekjet nga kanceri i rektumit po trefishohen te të rinjtë
5 superushqime që do t'ju ndihmojnë të flini më mirë dhe më gjatë
Erëzat që zvogëlojnë inflamacionin dhe forcojnë trupin