Koronavirusi/ Mjeku Florian Toti: Disa këshilla për personat me diabet

Nga Dr. Florian Toti, President i Shoqata e Diabetit në Shqipëri

Pjesa e popullatës diabetike, futet te popullata me risk të lartë. Veçanërisht, personat mbi 70 vjeç, që kanë diabetin, hipertensionin, sëmundjet e zemrës apo sëmundjet e tjera. Këtu situata ndërlikohet më tepër. Çdo gjë është në varësi të situatës së përgjithshme, sa më shumë probleme shëndetësore të kesh aq më i rriskuar je për t’u prekur. Sigurisht edhe të moshuarit janë ata që kanë rrezik më të lartë për t’u prekur.

Ajo që rekomandohet dhe është shumë e rëndësishme, është që personat që janë të sëmurë me diabet, të kenë rezerva të ilaçeve që përdorin. Pasi kjo situatë nuk i dihet sa mund të zgjasë. Duhet të kenë edhe rezerva të fijeve, që të shtojnë kontrollin e glicemisë, sepse edhe një virozë e thjeshtë, mund t’i sjelli çrregullime të diabetit.

Këshillë e përgjithshme është padyshim higjiena, larja e shpeshtë e duave, të mbajnë distancën me njerëzit, të shmangin kontaktet fizike. Nëse dikush në shtëpi është i sëmurë me grip, t’i qëndrohet sa më larg. Të heqim dorë nga vizitat, do të kemi kohë për t’i rikuperuar të gjitha. Shmangni ambientet që janë me shumë njerëz. Janë shumë të domosdoshme të gjitha masat që janë marrë, pasi siç duket në këtë situatë nuk mjafton vetëm sensibilizimi.

Kontrolli metabolik mund të përkeqësohet me shpejtësi gjatë kohës së një sëmundjeje çfarëdo, si edhe gripit. Si pjesë e programit edukues, duhet përgatitur çdo pacient për veprimet që duhen marrë.

• Mos ndërprit mjekimin e Diabetit (tabletat ose insulinën).
• Merr likide, si supë të kthjellët, ujë, çaj etj.
• Në qoftë se pacienti nuk ka mundësi që të të marrë ushqime, duhen zëvendësuar me fruta, lëngje frutash, ose me lëngje të tjera që përmbajnë glukozë.
• Kontrollo gliceminë të paktën 4 herë në ditë.
• Kontollo të paktën dy herë në ditë urinën për ketone.
• Në rast se vazhdojnë të vjellat, diarreja ose përhumbja, kontakto menjëherë një mjek.

Respektimi i këtyre masave, në dukje të thjeshta, sjell një parandalim të madh përhapjes së virusit!

Postime të ngjashme

4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Perimet jeshile që "zgjojnë" metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës
Çfarë është hormoni GLP-1 dhe sa i rëndësishëm është për organizmin?
Raporti i TFL: Probleme me kostifikimin e shërbimeve dhe raportimin e efektivitetit të shpenzimeve
Ish ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj mbërrin në GJKKO
U plagos me plumb gome në sy gjatë protestës, MSHMS: Erjon Vishkulli kalon me sukses operacionin në Romë