Koronavirusi/ Në Itali konfirmohen 4 fëmijë të prekur, mes tyre një 4 vjeçare

Përktheu në shqip: Arlinda Rexhmati

Një vajzë 4 vjeçare nga Castiglione d’Adda, një komunë e vendosur në zonën e kuqe, është e rasti i fundit i raportuar me koronavirus në Itali. Lajmi u konfirmua nga kryetari i bashkisë së Lombardisë, Attilio Fontana.

Sipas Këshilltarit për Mirëqenie, Giulio Gallera, dhe tre raste të tjera të konfirmuara me koronavirus ishin të mitur, dy prej tyre 10 vjeç dhe një tjetër 15 vjeç.

Fatmirësisht, dy nga katër fëmijët janë liruar nga spitali dhe dy të tjerë (mes tyre dhe 4 vjeçarja) janë të shtruar në spital, por paraqiten në gjendje të mirë shëndetësore.

Deri në këto momente numri i të prekurve nga koronavirusi në Itali ka shkuar në 357 persona, me 34 raste të reja, dhe numri i vdekjeve në 11 persona.

Burimi: Il Giornale

Postime të ngjashme

Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni