Korrigjimi i shikimit: lente apo syze, cila është e duhura?!

Bisedoi për shendeti.com.al: Elona Tereziu

Brand, comfort, cilësi. Të gjitha në një qendër të vetme. Bëhet fjalë për Optika Roma, e vetmja qendër optike e specializuar në fushën e Okulistikës dhe Optometrisë që mund të gjeni në Tiranë.

Tek Optika Roma, veç syzeve optike, gjendet edhe e gjithë gama e lenteve të kontaktit, duke filluar që nga ato njëpërdorimshe deri tek më të sofistikuarat.

Së fundmi kjo optikë vjen me një risi: lente e veçantë mujore me nivel ekstremisht të lartë hidrofilik. Nuk ka nevojë të hiqet, madje as kur flini. Dr. Ardian Nejrhana tregon se kjo është një lente speciale e markës CooperVision (ndër markat më të mira në botë në fushën e optikës) dhe falë nivelit të lartë hidrofilik nuk ka nevojë të hiqet si çdo lente e zakonshme. Mund të qëndrojë në sy pa hequr gjer në një muaj.

syzeNdërkohë, ai liston edhe korrigjimet e syrit që mund të bëhen me lente, ku thekson se një lente mund t’i zëvendësojë në mënyrë të plotë syzet, madje mund të korrigjojë probleme dhe më tepër se ato. “Miti” lentja dëmton sytë, thjesht është i gabuar. Gjithçka varet nga kujdesi.

Doktor, çfarë janë lentet e kontaktit?

Lentet e kontaktit janë disa thjerrëza të buta ose të forta në raste të veçanta, që vendosen direkt në sy duke eliminuar përdorimin e syzeve. Një pjesë prej tyre, në varësi të llojit, zgjidhin/korrigjojnë  edhe probleme të veçanta /specifike të shikimit, që me syze është e pamundur të zgjidhen.

Çfarë lentesh mund të gjejmë tek Optika Roma?

Optika Roma mbulon të gjithë gamën e lenteve që ekzistojnë dhe aplikohen në fushën e optometrisë dhe okulistikës, duke filluar që nga lentet njëpërdorimshe deri tek ato më të sofistikuara.

1-Lentet ditore ose ndryshe disponibël, janë lente njëpërdorimshe, që vendosen në mëngjes dhe flaken në fund të ditës/ zëvendësohen me lente të tjera.

2-Lentet mujore, që nga vetë emri, siç mund të kuptohet, kanë një afat njëmujor përdorimi.

3-Lentet tradicionale, me një afat kohor që lëviz nga 6 muaj deri në një vit.

4-Lentet speciale ose të forta që shkojnë më shumë se një vit dhe janë për korrigjime speciale të syrit, si keratokona dhe astigmatizmi.

Përveç këtyre, që është baza kohore e lenteve, ne disponojmë edhe lloje të tjera që, duke u nisur nga ana e komfortit, garantojnë një përshtatje thuajse perfekte me syrin dhe klienti nuk i ndjen fare.

Gjthashtu tek ne klientët mund të gjejnë të gjithë gamën e lenteve cilindrike (për korrigjimin e astigmatizmit) dhe lentet me ngjyra, për ndryshimin e ngjyrës së syve.

Çfarë sëmundjesh të syrit mund të korrigjohen me lente?
Me lente mund të korrigjohen të gjitha problemet vizive të shikimit, duke filluar që nga ato më klasiket që janë miopia, hipermetropia dhe astigmatizmi. Kohët e fundit kemi dhe lente speciale për presbiopi (pamundësia për të fokusuar objektet nga afër).

Ajo që është më e rëndësishme në fushën e lenteve të kontaktit, janë korrigjimet speciale që bëhen dhe që me syze është e vështirë ose e pamundur të arrihen.

Këtu mund të përmendim rastin e numrave të mëdhenj (mbi 10) kur syzet janë të vështira për t’u mbajtur dhe ndryshe nga syzja që e vë në pah këtë defekt, lentja e fsheh atë.

lentetNjë rast tjetër korrigjimi është kur kemi diferenca në numra midis dy syve. Në këtë rast korrigjimi me syze do të ishte shumë i vështirë të bëhej për shkak të dy imazheve të ndryshme në dimension që na krijohen. Me lente kjo korrigjohet relativisht mirë.

Apo rasti i cilindrave ekstremisht të mëdhenj dhe kreatofonës ku syzet nuk arrijnë të bëjnë një korrigjim perfekt.

Pra, mund të themi se lentet mund t’i zëvendësojnë syzet?

Po, i zëvendësojnë në mënyrë të plotë dhe zgjidhin problem akoma më tepër se syzet. Nëse themi që syzet përdoren në deri 80% të popullsisë që ka nevojë për korrigjim shikimi, lentet e kontaktit përdoren në 100% të këtij grupi njerëzish.

Ka një “mit” që thotë se lentet e kontaktit mund t’i dëmtojnë sytë. Sa i gabuar është ky mendim?

Lentet e kontaktit ndahen me grupe. Ka lente që kanë një orar të caktuar mbajtjeje, 8 orë jo më shumë dhe tejkalimi i këtyre afateve mund të bëjë që këta persona të fillojnë të ndiejnë një lloj thatësire ose ngacmimi në sy, por që mund të shtyhet duke përdorur solucion. Problemet me sytë, shkaktuar nga lentet, vijnë vetëm për shkak të keqpërdorimit.

Kur këshillohet përdorimi i lenteve dhe kur nuk këshillohet?

Përdorimi i lentëve këshillohet për çdo person që nuk ka dëshirë të mbajë syze dhe në profesione të caktuara kur nuk ka mundësi mbajtje. Dhe, në mënyrë ekstreme, kur personi ka probleme fizike si për shembull me hundën dhe veshët. Syzet janë plotësisht të zëvendësueshme. Kush mban syze, mund të mbajë pa asnjë problem edhe lente.

Duke qenë se marka është një nga komponentët me të rëndësishëm përsa i përket cilësisë, çfarë ofron Optika Roma në këtë drejtim?

Ne ofrojmë një ndër markat më të mira në botë, siç është “CooperVision”. Përdorimi masiv i kësaj marke në të gjithë botën tregon që garanton cilësi në përdorim dhe ka mundur konkurrencën.  Optika Roma garanton vetëm produkte të certifikuara.

Po përsa i përket rrezeve ultravjollcë, a sigurojnë lentet të njëjtën mbrojtje si syzet?

Ka lente që janë me komponent UV dhe sigurojnë mbrojtje, dhe këtu bëhet fjalë dhe për lentet me ngjyra, por realisht nuk është se është tentuar shumë në këtë drejtim në fushën e lenteve.

Risia më e fundit?
Risia më e fundit nga Optika Roma është përdorimi i një teknologjie të re në fushën e lenteve të kontaktit. Quhet Aquaform Technology për lentet special të CooperVision. Janë lente që mund të mbahen në sy pa i hequr fare deri në një muaj. E veçanta e këtyre lenteve është se kanë një nivel hidrofilik ekstremisht të lartë dhe minimizojnë dehidrazimin e syrit (uljen e lagështirës në sy).

Këshilla si duhet dhe mund t’i përdorim më mirë lentet?

E mira është që për lentet të merret një informacion shumë i mirë teknik atje ku i blejmë. Afatet kohore dhe çfarë kujdesi kërkon ajo lente për t’u konservuar (ruajtur) sa më gjatë. Po të ndiqen këto rregulla dhe po të kihet pak kujdes me vendosjen në sy, nuk ka asnjë problem. Problemet vijnë vetëm nga pakujdesia.

Optika Roma
  • Adresa 1: Rruga Hoxha Tahsim 103/1, Tiranë
  • Adresa 2: Kristal Center, Komuna e Parisit, Tiranë
  • Telefon: +355662042662 / 0662042659
  • Email:  optika.roma@yahoo.com

Postime të ngjashme

Ozempic, bari inovativ antidiabetik me mbrojtje nga risqet kardiovaskulare edhe në Shqipëri
Dërgonin pacientët e Onkologjikut në klinika private, Prokuroria mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim zyrtarë dhe mjekë të QSUT (EMRAT)
Pse luleshtrydhet myken kaq shpejt? Gabimi që bëjmë të gjithë
Këto janë efektet anësore të ujit me limon
Mishrat e dhëmbëve: Çfarë tregon ngjyra e tyre për shëndetin tonë
Shifra shqetësuese: Vdekjet nga kanceri i rektumit po trefishohen te të rinjtë
5 superushqime që do t'ju ndihmojnë të flini më mirë dhe më gjatë
Erëzat që zvogëlojnë inflamacionin dhe forcojnë trupin