Kryefaqja Aktualitet Korrupsioni, po shkatërron vizionin moral të mjekësisë

Korrupsioni, po shkatërron vizionin moral të mjekësisë

0
Shpërndaje

Denisa Canameti

Prej vitit 2015 Shqipëria ndjek dhe zbaton Strategjinë Ndërsektoriale kundër Korrupsionit. Vizioni i SNKK-së 2015-2020 është: “Institucione shqiptare transparente dhe me integritet të lartë, që gëzojnë besimin e qytetarëve dhe garantojnë shërbim cilësor dhe të pakorruptueshëm”.

Në Spitalin Francez, ndoshta dhe në shërbime të tjera (por nuk i kam hasur), qytetarët ndërsa presin mund të plotësojnë edhe një pyetësor që lidhet cilësinë e shërbimit që atyre u ofrohet. Një nismë kjo, si vazhdim i aksioneve parandaluese, masave ndëshkuese dhe aktiviteteve ndërgjegjësuese, në luftën kundër korrupsionit. Pyetjet lidhen kryesisht me qasjen e mjekut dhe infermierit ndaj pacientit.

Korrupsioni minon besimin e pacientit tek mjeku dhe në sistemin e shpërndarjes së kujdesit shëndetësor. Besimi qëndron në thelbin e marrëdhënies mjek-pacient në mjekësi. Pacientët nuk do të dëshironin të shihnin një doktor tek i cili nuk kanë besim dhe nuk do të pranonin këshillat e një mjeku të tillë. Ashtu sikurse nuk do të kishin besim, ose minimalisht do të ishin skeptik që prej fillimit, nëse edukohen që përgjegjësia që kanë në Luftën kundër Korrupsionit në Sistemin Shëndetësor  lidhen me ngritjen e gishtit mbi mjekun apo infermierin.

Profesioni mjekësor, konsiderohet historikisht si fisnik, dhe për këtë profesionistët e shëndetësisë nuk mund të shmangin përgjegjësinë e tyre morale përballë këtij realiteti “korruptiv” apo “të korruptuar” apo “nën presionin e korrupsionit”.  Por, a i ndihmojnë këto praktika mjekët, në përpjekjen e tyre për të marrë qëndrim mbi korrupsionin: për të rindërtuar besimin e pacientëve dhe të njerëzve në përgjithësi?

A edukohen pacientët për të drejtat që kanë në sistemin shëndetësor, dhe rolin që kanë në luftën kundër korrupsionit, në këtë formë? Në marrëdhënien mjek- pacient apo infermier- pacient a duhet të ekzistojë termi “korrupsion”! A janë mjekët të korruptuar?! Po infermierët? A ndihmon kjo një marrëdhënie tashmë të acaruar midis mjekëve dhe pacientëve; infermierëve dhe pacientëve.

Kujtojmë se studimet e vitit të kaluar (si studimi i shoqatës “Together for life” për “Largimin e mjekëve”) tregonin për mjekë që punonin nën presion. A e shtojnë praktika të tilla presionin ndaj mjekëve? Sigurisht që po!

Korrupsioni, si një realitet i pamohueshëm në sektorin e shëndetësisë, është padyshim një nga “krizat etike” më të rënda në mjekësi sot. Dhe politikat nga të cilat udhëhiqen spitalet e mëdhaja nuk duhet të lidhin korrupsionin me mjekët apo me infermierët. Korrupsioni, nuk ka fytyrën e mjekut, ose të paktën pacientët nuk duhet ta imagjinojnë ashtu.

Korrupsion është kur milionat që janë vënë në dispozicion të tyre, pra pacientëve i shikon në kronika lajmesh të vjedhura nga njerëz me identitet të njohur për institucionet e vendit, pasi janë njerëz me një rol aktiv në këto institucione. Korrupsion është kur abuzohet me të drejtën e fëmijëve për ilaçeve, të drejtën e të moshuarve për kujdes social, të drejtën për analiza në shtet, për ekzaminime në kohë etj etj. A mund ti edukoni pacientët që të kërkojnë këto të drejta?

Korrupsioni shkatërron vizionin moral të mjekësisë. Etika qëndron në zemër të mjekësisë – është e vështirë të imagjinohet një mjek i mirë por i korruptuar. Disa nuk do të pajtohen se mjekësia pa moral, e kthen këtë praktikë në vjedhje, vrasje dhe kriminalitet. Ata që kanë përqafuar një profesion fisnik si mjekësia nuk mund të përballojnë luksin e “mosbindjes” kur themeli i tij etik është duke u rrezikuar nga praktikat joetike dhe korruptive

Është koha të pranojmë se korrupsioni në shëndetësi përfshin krime kundër njerëzimit. Nuk ka vend për vetëkënaqësi – historia nuk do t’i falë mjekët, nëse ata dështojnë në detyrën e tyre morale për të mbrojtur etikën në mjekësi kur është e nevojshme. Por historia nuk do ta falë as sistemin nëse akuzon me pa të drejtë mjekët, për krime të cilat i firmos vetë!

Do doja shumë që në spitale të ndërmerrej një nismë për shpërndarjen e mesazheve frymëzuese, që rrisin besimin e qytetarëve dhe integritetin e mjekëve, në sytë e qytetarëve (por, jo vetëm)!

Këshillë: Mund të shtoni në formularin tuaj, një pyetje të fundit ose një shënim për mjekun apo infermierin që ju la më shumë mbresa gjatë qëndrimit në spital. Kështu do të kuptoni më mirë se çfarë kërkojnë realisht pacientët, si dhe do ti ndihmoni ata të marrin frymë lirshëm dhe të buzëqeshin në fund të gjithë këtij ankthi që duhet të shfryjnë në këtë formular!

 **********************************************************************

 

VLERËSIMI JUAJ

KORRUPSIONI.

NJË KRIM KUNDËR JETËS

MOS Jep, Merr, Kërko ryshfet

Misioni ynë është t’u shërbejmë pacientëve me humanizëm dhe cilësinë më të lartë.

Të dashur pacientë, familjarë, vizitorë.

Jeni të lutur ta plotësoni këtë pyetësor dhe ta vendosni në njërën prej kutive të vlerësimit në spital. Vlerësimet tuaja janë një ndihmë e madhe për ne.

Ju faleminderit për kohën dhe dëshirën për të na vlerësuar si ju shërbejmë.

Pranimi në spital

  1. Spitali………………………….

Shërbimi……………………..

  1. Mendoni se jeni vonuar shumë kohë derisas u vendosët në dhomën tuaj?

Jo               Pak          Shumë

  1. A u tregua i sjellshëm dhe i kujdesshëm personeli i pranimit?

Po                         Jo

Mjekët

  1. Kur keni kërkuar mjekun, ju është përgjigjur menjëherë apo me vonesë?

Gjithmonë menjëherë                          Rrallë                                 Gjithmonë me vonesë

 

  1. Kur mjeku që ju ndiqte nuk ishte në spital, a ishte i disponueshëm ndonjë mjek tjetër kur ju kishit nevojë?

Po, gjithmonë                     Ndonjëherë                     Jo

  1. Kishit informacion nga mjekët për gjendjen tuaj?

Po, gjithmonë,        Ndonjeherë                              Jo

  1. Nëse u operuat, sa u informuat nga mjekët për ndërhyrjen që do bënit?

Po, plotësisht                         Pjesërisht                 Jo

  1. A iu kërkuan mjekët, direkt ose indirekt, para nën dorë gjatë kohës që keni qenë shtruar në këtë spital?

Po                            Jo

Infermierët

  1. Kur pyesni infermierët, a iu përgjigjeshin qartë dhe me dashamirësi?

Po                  Ndonjëherë                       Jo                             Nuk kam bërë pyetje

  1. A është treguar i gatshëm dhe i sjellshëm personeli infermier?

Po                            Pjesërisht Jo

  1. A ju kërkuan infermierët, direkt ose indirekt, para nën dorë gjatë kohës që keni qenë shtruar në këtë spital?

Po                                            Jo

Përshtypje të përgjithshme

  1. A keni blerë ndonjë bar vetë gjatë kohës që keni qenë shtruar në këtë spital?

Po                                            Jo

  1. Nëse keni blerë vetë ndonjë bar, a ju rekomanduan farmacinë ku duhet ta blinit?

Po                                            Jo

  1. A ju rekomandoi personeli i spitalit vizita, analiza ose ekzaminime në ndonjë spital ose klinikë private?

Po, vizita  Po, analiza               Po, ekzaminime                       Jo

  1. A u informuan familjarët në mënyrë të qartë nga personeli i spitalit?

Po                            Ndonjëherë                              Jo

  1. Nëse keni ndjerë dhimbje, a mendoni se personeli i spitalit u angazhua për tua pakësuar?

Po                            Jo                             Nuk kam ndjerë dhimbje

  1. Kishit informacion të qartë dhe në kohë për rezultatet e analizave dhe ekzaminimeve tuaja?

Po                            Ndonjëherë                              Jo

  1. Sa të kënaqur jeni nga:

Pastërtia

Shumë                     Pak                          Aspak

Qetësia

Shumë                     Pak                          Aspak

Ushqimi

Shumë                     Pak                          Aspak

Ajri i kondicionuar

Shumë                     Pak                          Aspak

 

  1. Nga 1 në 10, çfarë note i vini këtij spitali?

(1 nota më e ulët / 10 nota më e lartë)

……………………………………………………………

 

  1. Do t’ua këshillonit këtë spital familjarëve dhe miqve tuaj?

Po                           Ndoshta                   Jo

 

  1. Çfarë sugjerime të tjera do të dëshironit të bënit për përmirësimin e punës në spital, sidomos për të luftuar veprimet korruptive?

……………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………

Kthimi në shtëpi

  1. Gjatë daljes nga spitali, a ju dhanë mjekët dhe infermierët udhëzime të qarta për t’i zbatuar në shtëpi?

Po                            Jo                             Nuk m’u nevojitën udhëzime

  1. Procedura e daljes ishte:

E thjeshtë                 E komplikuar

  1. Procedura e daljes ishte:

E shpejt                                   E ngadaltë

Komente dhe sugjerime

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here