Kosova shënon edhe 79 raste të reja me koronavirus, shkon numri në 362

Në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 250 mostra të marra nga Klinikën Infektive, gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren si dhe nga karantina në Qendrën studentore. Me SARS CoV-2 pozitiv sot janë diagnostikuar gjithsej shtatëdhjetë e nëntë (79) raste.

79 raste janë konfirmuar pozitive sot me koronavirus. Kjo është bërë e ditur nga IKSHPK-ja përmes një njoftimi për media.

Sipas njoftimit nga gjithsej 250 mostra të marra nga Klinikën Infektive, gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren si dhe nga karantina në Qendrën studentore, me SARS CoV-2 pozitiv sot janë diagnostikuar gjithsej 79 raste.

“Rastet pozitive janë raste kontakti, tridhjetë e pesë (35) prej tyre nga komuna e Ferizajt (sipas vendbanimeve në qytetin e Ferizajt dymbëdhjetë (12) raste, Greme tetë (8) raste, Mirash shtatë (7) raste, Lloshkobare katër (4) raste, Slivovë dy (2) raste, Neredime një (1) rast dhe Manastirc një (1) rast), gjashtëmbëdhjetë (16) raste nga komuna e Prizrenit (sipas vendbanimit dhjetë (10) Prizren dhe gjashtë (6) Skorobisht, Han të Elezit gjashtë (6) raste, nga komuna e Vitisë 6 raste- fshatin Ramjan katër (4) raste, Pozharan dy (2) raste, nga komuna e Gjilanit tri (3) raste (sipas vendbanimit dy (2) raste Gjilan dhe një (1) rast Lladovë, nga komuna e Malishevës dy (2) raste (sipas vendbanimit: Malishevë një (1) rast dhe Banjë një (1) rast), nga komuna e Vushtrrisë dy (2) raste (sipas vendbanimit: Vushtrri një (1) rast dhe Pestovë një (1) rast, dhe me nga një (1) rast vendbanimet: Burojë-Skenderaj, Qabiq-Klinë, Kramovik-Rahovec, Fushë Kosovë, Istog, Mitrovicë e veriut, Leposaviq Zubin Potok dhe Hodonovc-Kamenicë”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit, nga data 08 shkurt deri më 12 prill 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 3.256 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre, pozitive rezultojnë gjithsej 362 me 7 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

“Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke iu obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome. Deri më sot janë kontaktuar dhe janë nën mbikëqyrje 4.795 kontakte të rasteve”, thuhet në njoftim.

Postime të ngjashme

Check up-i në shtet/ Operatori i Sterilizimit shpall tender 20 mln euro për blerje kitesh dhe reagentësh
Cilat shenja tregojnë mungesë pushimi dhe gjumi?
Projektligji i ri për PAK: parashikohet rritja e aksesueshmërisë, por si do garantohet zbatimi?
U helmuan 139 persona në Fushë-Arrëz, ISHP konstaton ndotje në sistemin e ujit të pijshëm
Konsumi për shëndetësinë, vetëm 40% e BE-së; gjysmën e faturës e paguajnë familjet, rekord në Europë
Studimi i fundit ngre alarmin: Të rinjtë me obezitet përballen me rrezik më të lartë për vdekje të parakohshme
Emërohet ministrja e re e Shëndetësisë (EMRI)
Vapa e vjeshtës favorizon virozat, mjekët: Më agresive se vitin e kaluar, po prek moshat në punë