Kosovë/ 184 të infektuar me koronavirus, 5 të vdekur dhe 30 të shëruar

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë ka njoftuar të martën mbrëma edhe për 19 raste të reja me koronavirus. Në komunikatën e lëshuar për media, IKPSHK-ja tha se gjithsej janë testuar 259 mostra. Numri i të infektuarve në Kosovë shkon në 184, ndërsa i viktimave është pesë. Kurse ka shkuar në 30 numrin total të të shëruarve nga koronavirusi.

Gjashtë persona janë shëruar dhe gjithsej nëntëmbëdhjetë raste të reja me koronavirus janë regjistruar të marten në Kosovë, në tre turne testimi, duke e ngritur në 184 totalin e te infektuarve.

Kjo është bërë e ditur nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, përmes një njoftimi.

Në njoftimin e IKSHPK-së shkruan se rastet pozitive janë raste kontakti: shtatë me vendbanim në Smrekonicë-Vushtrri, tre nga Prishtina, dy nga Seniku-Malishevë dhe nga një rast nga vendbanimet në Llashkadrenovc-Malishevë, Sazli-Ferizaj, Ujmir-Klinë, Gjakovë, Gjilan, Topanicë- Kamenicë dhe Vushtrri.

IKSHPK-ja po ashtu ka bërë të ditur se të marten janë shëruar edhe gjashtë pacientë tjerë, duke bërë që numri i të shëruarve deri më sot të shkojë në 30.

“Sot më 07 prill 2020, janë shëruar edhe gjashtë (6) pacientë, derisa numri i përgjithshshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej tridhjetë (30). Nga data 08 shkurt deri më 07 prill 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 2.352 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre, pozitive rezultojnë gjithsej 184 me 5 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese (rasti i fundit nga Klinika Infektive me sëmundje shoqëruese infiltrim pulmonar, diabet tip 2, nefropati diabetike, tumor i gjëndrrës mbiveshkore të majtë, hipertension arterial dhe obezitet)”.

Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke iu obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome. Deri më sot janë kontaktuar dhe janë nën mbikëqyrje 3.589 kontakte të rasteve.

Me shifrat e fundit, sipas IKPSHK-së, numri i të infektuarve në Kosovë shkon në 184, ndërsa i viktimave është pesë.

Postime të ngjashme

Skema e re e furnizimit me barna dhe fondet publike: Ministria “refuzon” t’i përgjigjet TFL-së për projektligjin
Nga PMOS te disa lloje kancerash: Sëmundjet që u kanosen grave për shkak të obezitetit
Mjekja shpjegon pse vajzat dhe gratë kanë oreks të shtuar para ciklit menstrual
A ndikon obeziteti në fertilitetin e grave?
Betohet ministrja e Shëndetësisë/ Klodiana Spahiu merr zyrtarisht detyrën, zëvendëson Evis Salën
Check up-i në shtet/ Operatori i Sterilizimit shpall tender 20 mln euro për blerje kitesh dhe reagentësh
Cilat shenja tregojnë mungesë pushimi dhe gjumi?
Projektligji i ri për PAK: parashikohet rritja e aksesueshmërisë, por si do garantohet zbatimi?