Kosovë, bluzat e bardha në protestë për pagesë më të lartë për turnin e natës

Gazetare: Klevisa GJIKA

Ditën e sotme, një grup infermierësh dhe mamish protestuan para qeverisë së Kosovës për mirëpagim të turnit të natës. Ata kanë kërkuar që paga për këtë të fundit të dyfishohet dhe nga 18 euro në 36 euro. Për këtë 18 infermierë, pjesëmarrës në këtë nismë, hoqën mantelin e tyre të bardhë dhe në mënyrë simbolike ia ofruan kabinetit qeveritar për t’i mbajtur një natë.

Fitim Havolli nga Sindikata e Infermierëve, Mamive dhe Profesionistëve të tjerë tha se qeveria duhet t’i shohë me më shumë prioritet bluzat e bardha, nisur nga fakti se ata janë barriera e parë me të cilët bie në kontakt koronavirusi.

“Kërkesat tona me kohë janë bërë të ditura nëpër institucionet relevante qoftë në SHSKUK, ministri të Shëndetësisë, dhe tani jemi këtu për tu bërë thirrje edhe njëherë qeverisë së Republikës së Kosovës duke e marr parasysh që prioritet që secila qeveria në botë e ka pandeminë  dhe ne jemi një komunitet që duhet të trajtohemi si prioritet ja sot, ja kurrë. Duke marr parasysh që komuniteti infermieror është vija e parë e frontit, ku takohet i pari dhe i fundit me pacientin. Prej një ndërrimi të natës i cili është 12 orë, 11 orë është pranë pacientit duke ia dhënë ndihmën…” tha Havolli.

Megjithatë, Havolli theksoi se nuk bëhet fjalë për rritje të pagës mujore:

“Kërkesa jonë e drejtë dhe direkte ka qenë që nga 18 euro të bëhet 36 euro. Nuk kemi kërkuar rritje të pagave sepse duke iu falënderua këtij organizimi sindikal dhe profesional ata e kalkulojnë edhe gjendjen ekonomike edhe aspektin buxhetor të Kosovës nuk do merremi tani me rritje dhe paga”, tha më tej  Fitim Havolli.

Postime të ngjashme

53% e vdekjeve nga zemra, u shtuan ato nga dëmtimet dhe endokrinet në 2025
Rishikimi i Buxhetit 2026: Financime shtesë për shëndetësinë
Temperaturat e larta, Brataj: Vapa rrit infarktet, trombozat dhe vdekjet e papritura
Shqipëria e treta në Europë për çmimet e larta të bulmetit, 35.6% më shumë se mesatarja në 2025
Inaugurohet materniteti ‘Mbretëresha Geraldinë’, Sala: 1.2 mld lekë investim
Paradoksi i shëndetësisë shqiptare: Të parët në Ballkan për shpenzimet spitalore, të fundit për financimin publik
60 kursantë të Akademisë së Sigurisë në spital me simptoma helmimi, Policia: AKU ka marrë mostra të ushqimeve të konsumuara
Helmohen sërish kursantët e Akademisë së Sigurisë, 30 persona përfundojnë në spital