Kosovë/ Shënohet viktima e 9 nga COVID-19

Është shënuar viktima e nëntë nga koronavirusi në Kosovë. Bëhet fjalë për 69 vjeçarin nga Suhareka. Kjo është bërë e ditur nga QKUK përmes një njoftimi për media.

Një 69-vjeçar, i shtrirë në mjekimin intensiv shkaku i koronavirusit, ka vdekur të martën pas mesnatës, duke e ngritur në nëntë numrin e të vdekurve në Kosovë.

Lajmin e ka bërë të ditur QKUK përmes një shkrimi, duke dhënë në të njëjtën kohë detaje për gjendjen e të infektuarve tjerë, të shtrirë në Infektivë.

“Në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive, mbrëmë pas mesnatës ka ndërruar jetë pacienti 69 vjeçar nga komuna e Sukarekës, i cili ishte pranuar me 10/04/2020 në gjendje të rëndë dhe kishte edhe probleme kardiake”, shkruan QKUK.

Në njoftim bëhet po ashtu e ditur se në Klinikën Infektive po trajtohen 53 raste me Covid-19, kurse janë shëruar 3 pacientë.

Prej tyre, “39 raste janë në gjendje stabile, 12 raste janë në trajtim me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive”, derisa në mjekimin intensiv të klinikës janë “3 pacientë në gjendje kritike, prej të cilëve njeri është në oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive si dhe dy pacientë janë në ventilim mekanik”.

Postime të ngjashme

Administrata e Trump bën gati planin, hiqet vaksina e Covid-19 për fëmijët dhe gratë shtatzëna
Vaksina anti-Covid ofron 80 % mbrojtje, Bino: Kush rrezikojnë më shumë nga virusi
Studimi i ri: Gargara me ujë të kripur mund të largojë Covid-in
Dy vaksina në një ditë/ Personeli shëndetësor vaksinohet për gripin dhe Covid-in
Variant/e Covid-19, grip stinor apo te dyja?
covid
“COVID-i i gjatë” mund të shkaktojë anomali në organet kryesore! Çfarë tregon studimi i ri, si ka ndikuar koronavirusi tek veshka, mushkëritë e truri
Turizmi shtoi virozat/ Në qendrën shëndetësore të Divjakës këtë vit u trefishuan pacientët
A po kthehet COVID-19? Mjeku: Qarkullim më të lartë në vjeshtë, të njëjtat simptoma