Kozmetika “e rrezikshme”, zbulohen molekula të rrezikshme

kozmetik1

Janë të paktën 5 molekulat e rrezikshme që çdo ditë zbulohen gjatë analizave laboratorike të kryera mbi përbërësit kozmetikë. Studimi i kërkuesve italianë të Institutit të Lartë të Shëndetit është një garë e vërtetë kundër kohës për të kërkuar bllokimin e produkteve të bukurisë, të rrezikshëm për shëndetin. Bëhet fjalë për produkte që u janë nënshtruar analizave kimike me kërkesën e autoriteteve kompetente. Këto janë substanca të krijuara në laboratorë të ndryshëm me qëllim përmirësimin e efikasitetit të një produkti kozmetik. “Kanë fuqi farmakologjike dhe nuk duhet të jenë të pranishëm në përbërësit kozmetikë”, shprehet Luigi Gagliardi nga departamenti i Farmaceutikës. Shpesh specialistët e Evropës lindore “shpikin” molekula që janë përbërëse të substancave të njohura të kimisë farmaceutike si medikamente aktive. Në këtë mënyrë krijojnë përbërës të ndryshëm fantazmë që nuk arrijnë të vëzhgohen deri sa u nënshtrohen analizave laboratorike. “Dhe kjo vihet re në të gjitha produktet: që nga kortikosteroidiët e shampos e deri tek antistaminikët e kremrave, tek mërkuri i sapunit, në sasi aq ta larta sa që mund të rrezikojë shëndetin e deri tek produktet për t’i dhënë ngjyrë fytyrës, të cilët kanë një sasi të fuqishme hidrokinon, me veti kancerogjene”.

 

Postime të ngjashme

Temperaturat e larta? Ja cilat ushqime duhet të shmangni dhe çfarë të konsumoni më shumë
60 kursantë të Akademisë së Sigurisë në spital me simptoma helmimi, Policia: AKU ka marrë mostra të ushqimeve të konsumuara
Helmohen sërish kursantët e Akademisë së Sigurisë, 30 persona përfundojnë në spital
Kripa në ushqim: 4 truke për ta reduktuar atë pa humbur shijen
I nxehti ekstrem, kush janë kategoritë më të rrezikuara
Studimi: Si po përhapen në TikTok informacione të rreme rreth kremrave të diellit
Cila është koha më e mirë për të marrë vitaminën D? Ekspertët japin përgjigje
Mes protestave: Akila, gazetarja me inteligjencë artificiale, do të flasë me një milion shqiptarë