Kreditet, Beqaj kërcënon sërish bluzat e bardha: Keni afat deri në janar

Qindra profesionistë të strukturave shëndetësore, mjekë, stomatologë e farmacistë gjatë ditës së djeshme kanë marrë paralajmërimin e fundit për humbjen e vendit të punës, në rast se do të vijojnë të refuzojnë procesin e marrjes së krediteve, që konfirmojnë rifreskimin e njohurive ministri beqaj edukimi ne vazhdimrreth specialitetit që ushtrojnë. Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj mblodhi dje në një tryezë drejtuesit e të gjitha strukturave spitalore të vendit, si dhe atyre të poliklinikave ku dhe u komunikoi masat që do të ndërmerren ndaj personelit mjekësor që ka mbetur në vend numëro me dijet profesionale.

Gjatë këtij takimi, ministri Beqaj ka theksuar se duke nisur nga janari i 2015 do të humbasin vendin e punës të gjithë ata mjekë, farmacistë e stomatologë që rezultojnë me zero kredite dhe vendet e tyre do të shpallen të litra për konkurrime të reja.

Ndërsa pjesa tjetër e profesionistëve që ka fituar kredite, por jo në nivelin e kërkuar duhet që brenda 6 muajsh të hyjë në provimin e shtetit dhe nëse nuk e merr atë, do t’i pezullohet licenca e profesionit.

Gjithsesi, edhe në muajin prill ministri Beqaj la një afat deri në muajin qershor për bluzat e bardha që ishin me kredite zero, afat që duket se është shtyrë edhe për gjashtë muaj të tjerë.

 

Sanksionet që do zbatohen nga 1 janari 2015

Nisur nga situata e raportuar Bordi i Riçertifikimit dhe i Akreditimit, në një mbledhje të para pak ditëve ka dalë me disa përfundime, të cilat do të çojnë drejt largimit nga puna të gjithë ata profesionistë që në mbyllje të vitit do jenë sërish në listën e zero kreditove.

Kështu që, nuk do të lejohen të vazhdojnë të punojnë si mjekë, ata që nuk arrijnë të provojnë se po bëjnë përpjekje për rifreskimin dhe përditësimin e dijeve dhe aftësive të tyre në poliklinikat apo spitalet ku ata punojnë.

Pra, për këdo mjek që e shpërfill tërësisht këtë lloj kërkese, që do të thotë, deri në fund të vitit do të rezultojë me 0 kredite, masat do të jenë të menjëhershme, efektive që nga fillimi i vitit 2015. Vendet e tyre të punës do të shpallen vakante nga drejtuesit e institucioneve, qoftë të spitaleve apo qendrave shëndetësore.

Paralelisht, urdhrat profesionale do t’ua pezullojnë licencën e ushtrimit të profesionit. Këta profesionistë e rifitojnë të drejtën vetëm pas dhënies së provimit të shtetit.

Njëkohësisht edhe të gjithë ata profesionistë që kanë kredite, por jo sa niveli i mjaftueshëm, brenda 6 muajve të mbarimit të afatit 5-vjeçar, do të duhet të rihyjnë në provimin e shtetit.

Nëse pas 6 muajsh, përsëri, nëse nuk do të kenë marrë provimin e shtetit, apo nuk do të kenë pranuar të hyjnë në provimin e shtetit, jemi në të njëjtat kushte, vendi i tyre i punës del vakant dhe u pezullohet licenca.

Postime të ngjashme

5 mite dhe të vërteta rreth sëmundjeve venoze
“Sterilizimi”/ Shtyhet gjyqi për ish-ministrin Ilir Beqaj, ja kur do të mbahet seanca e radhës
Asambleja e OBSH, ministrja Sala prezanton prioritetet e Shqipërisë në shëndetësi
Polifenolet: Sekreti i të ushqyerit të shëndetshëm dhe mirëqenies
'Çohu o dreq mos bëj si e sëmurë'/ Infermierja te Psikiatria keqtrajton pacientët, reagon QSUT: Rast i papranueshëm, janë marrë masa për punonjësen
Qetësia mendore në punë: 6 mënyra për të ulur stresin dhe për t’u përqendruar
Mashtronin njerëzit me ilaçe false për sëmundje të rënda, goditet rrjeti kriminal që operonte në 15 shtete të Europës
Shkarkohet drejtori i Fondit të Sigurimit të Kujdesit Shëndetësor! Ja kush emërohet