Kreditet e infermierëve, Urdhri: Tri kompanive u është hequr e drejta

Marrja e krediteve nga infermieret si kusht për të plotësuar 10 kredite në vit pasi në rast të kundërt nuk rinovohet licensa duket se është shndërruar në biznes.

Në vend që të ndjekin aktivitete për të marrë njohuri të reja, kompanitë e akredituara për këtë qëllim u japin certifikatën kundrejt pagesës edhe pa qenë të pranishëm .

“Njerëzit mendojnë se duhet thjesht ajo copë letër, paguajnë lekët dhe kaq”, shprehet Sabri Skënderi, presidenti i Urdhrit të Infermierit të Shqipërisë.

Urdhri i Infermierit ka denoncuar këtë fenomen dhe sipas tij u është hequr e drejta disa kompanive për të zhvilluar aktivitete të tilla.

“Deri me tani u është hequr e drejta tre kompanive pasi nuk i kanë zhvilluar aktivitete në cilësinë e duhur”, vuri në dukje Sabri Skënderi.

Edukimi në vazhdim ka si qëllim përditësimin e njohurive nga profesionistët dhe rritjes së cilësisë së ofrimit të shërbimit prej tyre.

Infermierët duhet të plotësojnë 40 kredite në 4 vjet pasi në rast të kundërt nuk u rinovohet licenca nga Urdhri i Infermierit./Top Channel

Postime të ngjashme

Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni