Krem anglez, ëmbëlsirë e lehtë dhe e shijshme

Blerina Bombaj, dietologe

Receta më e pëlqyer dhe e kërkuar: Krem anglez, një ëmbëlsirë e lehtë dhe e shijshme.

Përbërësit

-1.5 litra qumësht
-4 kokrra vezë

-120gr sheqer kaf ose 100gr sheqer te bardhe
-pak lëkura portokalli
-pak vanilje

Përgatitja:
1. Vini qumështin në zjarr, hidhini vaniljen, lëkurat e portokallit dhe mos e lini të kalojë 70 gradë (nuk duhet të ziejë sepse ju pret vezët).
2. Rrihni dy kokrra vezë duke i hedhur pak nga pak miell derisa të shkriftohet duke marrë trajtën e kremit (rreth dy lugë të mëdha plot me miell).
3. Më pas i shtoni dy kokrrat e tjera.
4. Hidhni qumështin duke përzier gjatë gjithë kohës, pak nga pak.
5. Ftoheni në një enë inoksi të cilën mund ta vendosni në ujë me akull ose e lini sa të ftohet dhe e vendosni në frigorifer.
6. E ndani në forma ku i shtoni sipas dëshirës: arre kokosi, arra dhe rrush të thatë ose kajsi të thata.

Ju bëftë mirë!

 

Postime të ngjashme

BBC: Gjyshet që shpëtuan kuzhinën shqiptare
Si të përgatisni verë të nxehtë, ideale për festat
Ja pse rreziku i infeksioneve ushqimore tek fëmijët rritet në verë!
Ja si të mënjanojmë pickimin nga insektet në verë
Sallatë verore e lehtë dhe plot shëndet
Psikologu, ende jo miqësor për shqiptarët
Jeni me antibiotikë? Ja çfarë duhet të hani për të mos prishur ekuilibrin mikrobik të zorrëve
Nga diell në shi, si po ndikon ndryshimi i temperaturës në shëndetin tuaj!