Përgatiti për “www.shendeti.com.al”: Elena Beta
Me kalimin e moshës, rrudhat mund të fillojnë të bëhën më të dukshme në zonën rreth syve. Për fat të mirë, ekzistojnë disa receta natyrore që mund t’ju vijnë në ndihmë për të evituar këtë problem, i cili mund të bëhet bezdisës dhe t’ju ulë vetëbesimin.
Vaji i bajames përmban acide yndyrore dhe antioksidues, si vitamina E, të cilët shërbejnë për ta hidratuar lëkurën dhe për ta bërë atë të lëmuar. Lëkurës mund t’i bëni masazh me këtë vaj ose ta kombinoni me produkte të tjera për të bërë maska që shërbejnë për eliminimin e rrudhave në zonën e syve. Përzini pjesët e barabarta të mjaltit dhe vajit të bajameve, ose kombinoni avokadon me vaj bajame për të përfituar një masë homogjene e cila mund të bëjë mrekulli për zonën rreth syve.
Një tjetër mrekulli e natyrës kur vjen puna për eliminimin e rrudhave nga zona e syve është edhe çaji i gjelbër, thotë Traci Pichete, pronare e ‘Pumeli’, kompani që shet produkte natyrale për kujdesin e lëkurës. Janice Cox, autore e tre librave për bukuri natyrale, ju sjell këtë recetë të mrekullueshme:
Përbërësit: 1 lugë me xhel aloe vera, 2 lugë me çaj të fortë të gjelbër, gjysmë luge miell misri Udhëzimi: përzini aloe verën, çajin e gjelbër dhe miellin e misrit dhe i ngrohni në mikrovalë derisa të vlojnë. Ky proces zgjat rreth një minutë. Lëreni të ftohet dhe e përzini edhe një herë, më pas vendoseni në një enë të pastër.
Përdorimi: Aplikoni një sasi të vogël në lëkurën rreth syve, duke pasur kujdes që të mos e fërkoni shumë ose tërhiqni lëkurën delikate
Burimi: glamur / shëndeti.com.al


