Aloe vera dhe vaji i kokosit janë përbërësit më popullorë në kremrat e trupit dhe fytyrës. A e kishit menduar më parë se bashkimi i këtyre dy elementeve do të përbënte një krem shumë të mirë?
½ filxhan vaj kokosi ekstra i virgjër
1/3 filxhan xheli Aloe Vera i pastër
Disa pika vaji esencial sipas zgjedhjes suaj (të tilla, si: livando, jasemini, vanilje etj).
Përgatitja: në një tas përzieni vajin e kokosit me xhelin e aloe veras, ngroheni vajin e kokosit në mënyrë që të dy përbërësit të bashkohen sëbashku. Përziejini me anë të një mikseri për 5-10 minuta, derisa masa të bëhet e shkrifët. Më pas shtoni vajin esencial. Masën mbajeni në një kavanoz qelqi dhe ruajeni në temperaturën e dhomës ose në frigorifer. Ky krem do të qëndrojë për disa javë.
Përdorimi: ju mund ta përdorni këtë krem si çdo lloj kremi tjetër. Ky krem është mjaft efektiv nëse aplikohet pas dushit sepse lëkura është ende e lagësht.
Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi/ Burimi: steptohealth



