Krijohet vera që do të shërojë dhimbjet

ver2Duket qesharake, por prezantimi që i është bërë në Kongresin Ndërkombëtar të Dhimbjeve i mbajtur në Minorca, u vu re se ishte një nismë e mirë. I kanë vënë emrin “Vera pa dhimbje” dhe është vera që do të ndihmojë kundër çdo dhimbjeje, e ambalazhuar nga një kompani spanjolle.

Në fakt nisma nga “European Multidisciplinary Network”, ka shpjeguar se konusmimi i kësaj shishe vere nuk do të shërojë dhimbjet tuaja, por do të ndihmojë të kurojë dhimbjet dhe vuajtjet e shumë njerëzve në botë. Të ardhurat që do të mblidhen nga shitja e këtyre shisheve me verë, do të ndihmojnë studiuesit të gjejnë zgjidhjen kundër dhimbjeve.

Është verë e përzgjedhur, e cilsësisë më të mirë, deri tani janë nxjerrë në shitje 19.314 shishe verë e kuqe. Të cilat mund të blihen në vendin ku u mbajt kongresi, por edhe në internet me një kosto prej 15 euro.

Promotori i kësaj nisme tregon se vera është e mirë për shëndetin, ngadalëson plakjen dhe ka shumë karakteristika të tjera, por në rastin konkret kjo lloj vere do të ndihmojë më shumë në shërimin e  dhimbjeve të të tjerëve.

Carmen Martinez Caballero, drejtor i projektit shkencor “Emnipre” në vend është përpjekur për të studiuar një lidhje mes konsumimit të verës së kuqe dhe personave me dhimbje kronike. Nga studimet është vënë re se ata që pinë një gotë verë të kuqe në javë, kanë lehtësira në shëndetin e tyre. Por këto nuk janë të vëretetuara shkencërisht. Prandaj drejtori i projektit shpjegon se teoritë e ngritura, nga shitja e këtyre shisheve do të studiojnë fenomenin e dhimbjeve dhe verës si shëruese të tyre.

 

Postime të ngjashme

60 kursantë të Akademisë së Sigurisë në spital me simptoma helmimi, Policia: AKU ka marrë mostra të ushqimeve të konsumuara
Helmohen sërish kursantët e Akademisë së Sigurisë, 30 persona përfundojnë në spital
I nxehti ekstrem, kush janë kategoritë më të rrezikuara
Ndahet nga jeta doktori i njohur pediatër Edi Tushe
Trump thyen rekordet, 22 specialistë marrin pjesë në kontrollin e tij mjekësor
Dy fëmijë humbin jetën nga fruthi! Rriten rastet e infektimit në Britaninë e Madhe, ndërsa shkalla e vaksinimit bie
Projekti i shëndetësisë, Banka Botërore bën bilancin: Nga “rrëzimi” i reformës së financimit te digjitalizimi
Plotësoi skedën e vdekjes së një 85-vjeçareje, doktoresha merret nën hetim/ Reagojnë mjekët në Mamurras