Krijojnë probleme serioze me shëndetin, 3 arsye pse ortopedët ndalojnë përdorimin e shapkave me gisht

I keni blerë shapkat e para me gisht për sivjet apo akoma? E dimë, disa prej jush preferojnë t’i mbajnë veshur vetëm gjatë plazhit, por të shumtë janë ata që nuk i heqin nga këmba gjatë gjithë verës. Edhe pse praktike dhe komode në pamje të parë, duket se përdorimi i tyre në mënyrë të pakufizuar mund të krijojë probleme serioze me shëndetin. Zbuloni për çfarë bëhet fjalë:

Ekspozojnë këmbët kundrejt mikrobeve, bakterieve dhe infeksioneve mykotike: Shapkat me gisht janë thuajse në kontakt të drejtpërdrejtë me terrenin mbi të cilin ecni, i cili mund të jetë trotuar i asfaltuar ose jo, rrugicë me guriçka, rërë etj. Kjo gjë rrit mundësinë që këmbët të bien në kontakt me mikrobet dhe bakteret kërpudhore nga më të ndryshmet, si për shembull Stafiloku i cili në rastin më të mirë thjesht do të irritojë lëkurën e këmbës, por mund të çojë deri në amputim të saj nëse prek enët e gjakut. Myku i këmbëve është një tjetër problematikë që krijohet si pasojë e përdorimit të shpakave me gisht.

Ngadalësojnë ecjen: Sipas një studimi të “American Podiatric Medical Associatio”, njerëzit që përdorin vazhdimisht shapka me gisht ecin më ngadalë krahasuar me ata që veshin atlete ose balerina.

Dëmtojnë gishtat e këmbës dhe thembrat: Njerëzit që përdorin vazhdimisht shapka me gisht janë më të predispozuar që të kenë probleme me thembrat të cilat përveç se nxihen ose çahen, akumulojnë qeliza të vdekura. Jo vetëm kaq, shpakat me gisht krijojnë inflamacion dhe kruajtje të vazhdueshme.

Burimi:

 

 

 

Postime të ngjashme

37-vjeçarja shtatzënë ndërroi jetë rrugës për në Tiranë, reagon MSHMS: Do të hetohet i gjithë procesi i kujdesit shëndetësor
Skandal në Spanjë: Udhëzimet për menopauzën u bazuan në studime të kryera te burrat
Po transportohej drejt Tiranës, humb jetën gruaja shtatzënë! Detajet e para
Rritet me 28% fondi për barnat e rimbursueshme, lista zgjerohet me 20 ilaçe në 2027
Ethet e Nilit në Korçë, ISHP në terren pas konfirmimit të rastit të parë në Shqipëri. Hetime dhe depistim për parandalimin e infektimeve
Si ndikon vaji i ullirit në ngopje dhe kontroll të oreksit
Konfirmohet rasti i parë i Virusit të Nilit Perëndimor në Shqipëri
A na hidraton vërtet çaji i ftohtë? Çfarë thonë ekspertët