Kryefaqja Femijet Krimbat e zorrëve, si t’i trajtojmë

Krimbat e zorrëve, si t’i trajtojmë

0
Shpërndaje

Alma Hoxha, infeksioniste në Poliklinikën e Specialiteteve nr.3

Organizmin e njeriut mund ta parazitojnë shumë mikroorganizma, pra, të marrin përfitime prej tij. Në përgjithësi njeriu është strehuesi përfundimtar i parazitit, sepse strehon formën e pjekur të tij. Strehuesi i ndërmjetëm, kur paraziti kryen në mënyrë të detyrueshme një ose më shumë faza të zhvillimit të tij. Gjithashtu strehuesit e ndërmjetëm shërbejnë dhe për transmetimin e infeksionit. Në klasifikimin që merr për bazë ndërtimin qelizor, parazitët i ndajnë në njëqelizorë dhe shumëqelizorë. Në organizmin e njeriut disa nga protozoarët janë brendaqelizorë, ndërsa të tjerë jetojnë në mjedisin jashtëqelizorë. Përveç protozoarëve në organizmin e njeriut parazitojnë dhe mbi 150 lloj parazitësh shumëqelizorë. Helmintet përbëjnë parazitët femije semure 1shumëqelizorë me përmasa që shkojnë nga disa milimetra, deri në disa metra. Parazitozat e shkaktuara prej tyre janë shumë të përhapura në të gjithë botën, e në mënyrë të veçantë në vendet me kushte higjienike dhe social-ekonomike të papërshtatshme për të siguruar një jetesë të tillë që të shërbejnë si parandalesë e këtyre infeksioneve. Helmintet më me interes për njeriun janë krimbat e sheshtë dhe krimbat e rrumbullakët.

Oksiuriaza

Është një infeksion intestinal që shpesh nuk shfaq simptoma

Është krimb i rrumbullakët, i bardhë, me gjatësi 10 nm. Rrinë zakonisht në fundin e zorrës së trashë, në anus ku lëshojnë vezë të cilat janë shumë infektuese dhe përhapen në zonën rrethuese në veshjet e brendshme, në dysheme, ajër ku qëndrojnë dhe një javë.

Infektimi bëhet duke gëlltitur këto vezë me anë të ajrit, ushqimeve të kontaminuara, nëpërmjet futjes së duarve në gojë etj.

Klinika tipike është pruriti anal, sidomos natën që si pasojë e kruajtjes çojnë deri në lezione ekzematoze. Tek vajzat kemi dhe vaginite.

Diagnoza bazohet në gjetjen e krimbave të rritur dhe vezëve në feçe.

Mjekimi  bëhet me tre doza të ndara çdo 15 ditë me antihelmetikë.

Parandalimi do të konsistojë në forcimin e masave të higjienës personale dhe të përgjithshme. Një vëmendje e madhe duhet t’i kushtohet higjienës personale te fëmijët, që do të konsistojë në larjen e duarve, pastrimet e përsëritura perianale, ndërrimin e veshmbathjeve çdo ditë dhe larjen e kujdesshme të tyre. E rëndësishme është që të mjekohet gjithë familja dhe të bëhet dezifektimi i ambienteve.

Lambliaza

Lambliaza është një infeksion i zorrës së hollë

Është parazit i përhapur kudo, sidomos në vendet me klimë të ngrohtë e me kushte sanitare të ulta.

Si burim infeksioni është njeriu dhe kafshët dhe ato shtëpiake, që eliminojnë parazitin me anë të feçeve.

Transmetimi është fekal-oral direkt nga duart e palara ose nëpërmjet kontaminimit të ushqimeve.

Sëmundja mund të ketë karakter epidemik  kur infektohen vendfurnizimet me ujë të pijshëm me fekale të kontaminuara me lamblie.

Klinika

Është në varësi të zgjatjes së sëmundjes. Zakonisht kemi një diarre shpërthyese ujore, me erë të keqe,  dhimbje abdominale, gromësira të vjella me erë të keqe, dhimbje koke dhe dobësi. Kjo gjendje zakonisht zgjat 3-4 ditë, por mund të zgjasë dhe me muaj.

Rëndësi ka sidomos tek fëmijët e vegjël tek të cilët kemi malabsorbim, dobësi të theksuar dhe rënie në peshë.

Mund të kemi dhe prani të elementeve të lëkurës, si dhe kriza asmatiformë dhe anemi hipokromë, por që zhduken pas mjekimit të lambies.

Diagnoza

Diagnoza do të realizohet nëpërmjet gjetjes së cisteve në feçe ose të trofozoideve në lëngun duodenal. Meqenëse eliminimi i cisteve me feçe nuk ndodh në mënyrë të vazhdueshme, për të siguruar një diagnostikim sa më të saktë realizohen 3-4 ekzaminime, në interval 4-5-ditore.

Mjekimi

Për të parandaluar përhapjen e lambliazës është o domosdoshëm kontrolli i ujërave për përdorim publik dhe i burimeve të ujit të pijshëm, dezinfektimi i tyre për të parandaluar epidemitë hidrike. Rëndësi ka edukimi dhe respektimi i normave të higjienës vetjake dhe kolektive, sidomos tek fëmijët.

femije semureAskaridioza

Askaridioza është infeksion vetëm i njeriut. Është krimb i rrumbullakët i bardhë –rozë me gjatësi 15 -25 cm. Jeton në zorrët e holla ku lëshojnë me mijëra vezë që dalin me feçen dhe jetojnë në ambjentin e jashtëm. Me vite infektimi bëhet me anë të ushqimeve të ndotura me vezët.

Transmetimi i infeksionit bëhet nëpërmjet rrugës fekalo-orale me anë të ushqimeve të kontaminuara.

Klinika

Gjatë migrimit të larvave mund të kemi temperaturë deri 38.5,  kollë me aksese, dispne dhe në gjak kemi një ezinofili të shprehur.

Në fazën e parazitizmit kemi dhimbje barku, fryrje, çrregullime të tretjes, ulje të oreksit, të përziera etj.

Ndërlikimet janë të jashtëzakonshme. Ka pasur raste dhe të mbytjes sidomos tek fëmijët natën, i cili ndodh nga zhvendosja e krimbave  në orofaring dhe gojë.

Mund të jetë shkak i zhvillimit jo të mirë fizik tek fëmijët e vegjël, sepse ul përthithjen e yndyrnave, karbohidrateve dhe vitaminave .

Diagnoza vendoset me ekzaminimin e feçes. Të gjithë të infektuarit duhet të mjekohen.

Parandalimi

Parandalimi i askaridozës do të realizohet nëpërmjet masave higjienike mjedisore dhe vetjake, duke i kushtuar rëndësi higjienës ushqimore dhe edukimit për një higjienë të mirë individuale.

Teniazat

Janë krimba të sheshtë me përmasa të ndryshme, përkatësisht 4-8m, 2-6m, dhe 15mm. Teniaza në shumicën e rasteve nuk ka simptoma. Në rastet simptomatike manifestimet klinike janë pasojë e veprimit traumatizues, irritues dhe toksik të krimbit të rritur. Manifestimet linike përfshijnë dhimbje barku, çrregullime të oreksit ku në raste të rralla mund të vihet re bulimia. Tek fëmijët më të shpeshta janë çrregullimet nervore, si pagjumësia, nervozizmi, dhe dobësi e përgjithshme.

Diagnoza

Të vlefshme në diagnostikimin e teniazës janë: biopsia, ekzaminimet radiologjike, tomografia e kompjuterizuar, rezonanca mangnetike dhe provat imunologjike.

Parandalimi

Për parandalimin e teniazës duhet t’i kushtohet rëndësi rritjes së nivelit të kontrollit veterinar për mishin, respektimit të normave të higjienës vetjake dhe kryerjes së një përpunimi të mirë terik të mishit gjatë gatimit.

Amebiaza

Amebiaza është një infeksion shpesh simptomatik, por që mund të shfaqë manifestime klinike që variojnë nga një diarre e moderuar deri në dizenteri të rëndë. Përhapja e amebiazës kryhet me rrugë fekale-orale, direkte nëpërmjet duarve të ndotura ose indirekte, me ujin apo ushqimet e ndotura, ose indirekte, me ujin apo ushqimet e ndotura.

Klinika

Dizenteria amebike është forma më e zakonshme e klinikës së amebiazës. Kjo formë ka një periudhë inkubacioni nga disa ditë deri në 4-6 javë. Fillimisht diarreja është e ujshme dhe e vazhdueshme, por që shpejtë diarreja shoqërohet me mukus dhe me gjak.  Amebiaza hepatite manifestohet me temperaturë të lartë.

Parandalimi konsiston në kontrollet e ushtruara në vendfurnizimet me ujë të pijshëm. Gjithashtu masat në furnizimin e kushteve higjieno-sanitare, vetjake dhe kolektive, do të ndihmojnë në pengimin e përhapjes së amebiazës.

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here