Nga mjeku androlog Evin Dani (shkrimi është botuar i plotë në numrin e 2-15 shkurt të gazetës “Shëndet+”)
“Në Poliklinikën Qendrore janë konstatuar 32 raste të infertilitetit, pamundësisë për të pasur një fëmijë, vetëm se burri kishte
kriptokidi. Në një konferencë të mbajtur para disa vitesh, të pranishmit u habitën se paska ende raste në moshë të rritur.
“Në këto 32 raste, 17 raste i kam pyetur dhe më kanë treguar se kanë shkuar tek mjeku, por ky i fundit u ka thënë që një gjë e tillë nuk është problem, pasi testikujt do të zbresin vetë më vonë. Fatkeqësia qëndron në faktin se përveç problemeve të infertilitetit, një testikul i tillë ka një përqindje shumë herë më të lartë për t’u kancerizuar. Kjo përqindje shkon deri në 16 herë më shumë”.


