Kroacia i dhuron Shqipërisë 1 milion Euro për shëndetësinë

Në Konferencën e Donatorëve që po mbahet në Bruksel për tërmetin që preku Shqipërinë më 26 nëntor 2019, ka folur edhe Andrej Plenkovic.

Kryeministri kroat Andrej Plenkoviç u shpreh se qeveria e tij i dhuroi Shqipërisë 1 mln euro për rindërtimin.

Vendimi u bë publik pak ditë më parë, ndërsa kryeministri kroat e ritheksoi edhe sot.

”Pjesëmarrja në këtë konferencë tregon se BE është në zbatim të koncepteve të tij, sidomos atij humanitar. BE ka bashkë punuar me Shqiperinë sepse e ardhmja e Shqipërisë është në Bashkimin Europian.

Kur mësuam për termetin ne menjeherë dërguam 15 persona për të shkuar ne ndihmë të Shqipërisë. Atë kohë ne dërguam 1 milion kuna kroate ndihma, ushqime dhe batanije. Kryqi i Kuq e plotësoi ndihmen javët e ardhshme dhe derguam një ekip me 5 ekspertë të mbrojtes civile. Qeveria ime vendosi që t’i dhurojmë Shqipërisë 1 milion euro per tu përdorur në fushën e shëndetësisë.”

Postime të ngjashme

Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak