Kruajtja e hundës nuk është vetëm një zakon i keq, por edhe i rrezikshëm për shëndetin

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al“: Blertina Koka

Nuk është vetëm turp që të kruash hundën. Ka një arsye shëndetësore shumë serioze përse nuk duhet ta bëni një veprim të tillë.kruaj hunden

Herën tjetër kur të gërmoni tek hunda, rikujtoni këtë paralajmërim, sidomos nëse keni fëmijë.

Sipas dr. Erich Voigt, ky veprim nuk është vetëm një zakon i keq, por edhe i rrezikshëm.

Gjatë një interviste të dhënë për Business Insider, dr. Voigt ka shpjeguar se si mikrobet në hundë, si Staphylococcus aureus (një bakter që qëndron në fillim të hundës) mund të shkaktojnë gërryerje, gjakderdhje dhe irritim të hundës nëse e bëni një veprim të tillë.

Në varësi edhe të gjërave që kanë prekur duart tuaj, gjendja mund të bëhet edhe më shumë serioze.

Ky veprim është sidomos i rrezikshëm për fëmijët, duke qenë se kanë më shpesh gjakderdhje në hundë.

“Tek pjesa e hundës ka më shumë furnizim të gjakut – në fillim të hundës janë të vendosur pesë arterie. Gjatë kruajtjes së hundës mund të çahet ndonjë nga këto arterie dhe të shkaktohet gjakderdhje”, shpjegon ai.

Burimi: Mirror / https://shendeti.com.al/

 

Postime të ngjashme

Frutat që ulin tensionin e lartë të gjakut në mënyrë natyrale, sipas ekspertëve
Përfitimet e lëngut të Aloe Verës për shëndetin: Çfarë thotë shkenca
Shenjat e fshehta që tregojnë se harresa mund të jetë shqetësuese
Testi i thjeshtë që zbulon në pak minuta nëse një fëmijë ka autizëm
Shumica prej nesh e bëjmë këtë gabim pa e ditur – dhe po rrezikojmë shëndetin
Treguesi delikat në syrin tuaj që mund të nënkuptojë se do të keni demencë në moshën 45-vjeçare
A janë hemorroidet një shenjë paralajmëruese e kancerit anal?
Kombinimi i barnave mund të parandalojë mijëra sulme në zemër