Kryeinfermierja e QSUT i shkruan Ramës: Nëse do të bësh shtet, nise nga vendi im i blerë i punës

Ashtu si çdo mëngjes, kryeministri Edi Rama ka përshëndetur ndjekësit e tij në Facebook me një artikull të publikuar nga një media italiane për vendin tonë. Ndonëse tema është krejt e ndryshme me shëndetësinë, nuk kanë munguar komentet nga qytetarët as në lidhje me këtë sektor.

Panorama ka bërë screenshot një koment të gjatë të një lexueseje (i cili mund të jetë fshirë pasi nuk e gjejmë mes komenteve të lexuesve), ku shkruan se ka punuar si kryeinfermiere në shërbimin e Onkologjisë në QSUT për 12 vite dhe vetëm para një viti vendosën ta ulin në detyrë, duke i dhënë postin e infermieres. Në postin e kryeinfermieres, sipas saj, është emëruar një punonjëse e cila nuk ka eksperiencën e duhur për këtë post.

Për më tepër lexoni komentin e plotë të publikuar nga Panorama:

Përshëndetje zoti Kryeministër! Unë quhem Blerina Cenameri, kam 12 vjet që punoj në spitalin Onkologjik, kryeinfermiere. Kam mbaruar shkollën për infermieri në vitin 2002, dhe po këtë vit nisa punë. Si fillim nisa punë si infermiere ne reanimacion neurokirurgji. Kjo detyre m’u dha për shkak te mesatares se lartë që kisha ne shkolle. Pas nje konkurimi per infermieret u vendosa kryeinfermiere ne kirurgjinë e përgjithshme. Pasi punova aty nje vit, u be nje tjetër konkurrim dhe u vendosa ne spitalin onkologjik. Që atëherë kam punuar kryeinfermiere tek Onkologjiku deri në dhjetor te 2016 kur cuditerisht suprimohet vendi im i punes dhe kaloj infermiere. Kjo gje ndodhi vetem ne shërbimin Onkologjik, ne asnje vend tjetër në QSUT. Arsyeja qe me dhane nga drejtoria ishte suprimimi i vendit te punes. Per 11 vite kam punuar me perkushtim e ndergjegje, pa asnje verejtje, kontrollet nuk me kanë gjetur asnjehere ne gabim, por puna ime jepej si shembull. Ne 8 korrik 2017, ne vendin qe une lashe, u emerua nje kryeinfermiere tjeter. E shikoj nje gje te padrejte, nuk e shoh aspak te arsyeshme qe nje person i specializuar, me cv te pasur, te zevendesohet me nje shkak banal, dhe genjeshtra.

Gjate kesaj periudhe kam bere dhe kerkese tek Drejtoria e Burimeve Njerezore nëse hapej ndonjë vend si kryeinfermiere ne sherbimin onkologjik meqenese isha e specializar ne ketë spital. Une mendoj se nese do ishte reforme, sic keni deklaruar ju se do të bëhet, do të ishte per te gjithe dhe jo për nje individ. Kam kerkuar takime me drejtorin e QSUT Enkeleid Joti, por as më ka pritur, as mesazh nuk më ka kthyer. Jam e afte te konkurroj perseri me cv time dhe me pregatitjet e mia, por nuk kam më besim se fiton aftesia. Nese do kishte reforme per te gjithe do e quaja dicka te drejte por kjo ndodhi vetem tek une. E emëruara në vendin tim nuk ka eksperience ne fushen e kirurgjise. Kur une nderkohe kam shume vite pune ne kirurgji. Zoti kryeminister kerkoj drejtesi, puna e njerezve te ndershem dhe me eksperience nuk mund te hidhet poshte me nje reforme qe duket absurde, pasi shkaku qe mua më kane dhene per te me ulur ne detyre, eshte po ashtu absurd. Ne vendin tim tani eshte nje tjeter, por ne nje post qe thuhet se eshte suprimuar.. Nese do te besh shtet, eja nise nga vendi im i blerë i punës.

Postime të ngjashme

U plagos me plumb gome në sy gjatë protestës, MSHMS: Erjon Vishkulli kalon me sukses operacionin në Romë
Check-up falas për qytetarët, por sa kushton për buxhetin e shtetit?
Minutat e errësirës dhe paniku për jetën e pacientëve! KLSH zbulon faktin e rëndë, Trauma ka vetëm 1 gjenerator në punë dhe pa servis
U lëndua në sy gjatë protestës në Tiranë, Prokuroria e Tiranës nis hetimin për Erjon Vishkullin
Ministria e Shëndetësisë përditëson bilancin e të lënduarve nga protesta, katër persona të paraqitur në spitale
“Në Itali kanë çuar familja dhe miqtë, jo shteti”/ Rama i përgjigjet motrës së protestuesit: Iniciativën e mora unë, i kam uruar të shkuara para se të nisej
13 të lënduar pas protestës në Tiranë! Si paraqitet gjendja e të riut të goditur në sy
Diabeti në shtatzëni vazhdon edhe pas lindjes apo ndërpritet