Kryeministri shkel ligjin antiduhan, pi cigare në ambientet e Kuvendit

Rama-cigare

Negociatat janë të rënda edhe për nervat e Kryeministrit Edi Rama. Pikërisht kjo duhet të ketë qenë arsyeja se pse Kryeministri i vendit “ka harruar” ligjin me të cilin krenohet ai vetë dhe qeveria që drejton: Ligjin Antiduhan.

Një foto e publikuar nga syri.net tregon se teksa ndodhej në ambientet e Kuvendit, kur pritej të niste seanca e votimit të reformës, Kryeministri i Shqipërisë po pi cigare, pa marrë parasysh aspak ligjin dhe respektimin e grave me të cilat është ulur në tavolinë.

Gazeta “Shëndet+” bëri përpjekje për të kontaktuar me Inspektoriatin Shëndetësor të Tiranës nëse kanë ndërmend të marrin masa lidhur me këtë shkelje të hapur të ligjit nga Kryeministri i vendit, gjithsesi, për momentin, nuk ka asnjë përgjigje./shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Reduktim i mjekëve në qendra shëndetësore dhe spitale, reagon Ministria e Shëndetësisë
Vrau 15 pacientë, mjeku dënohet me burgim të përjetshëm! Dëshmia: Mendova se ishte më e mira për ta
Kur një nënë e kuptoi menjëherë se vajza e saj ishte dhunuar, pse nuk u aktivizuan mekanizmat e sistemit shëndetësor?
Raporti i OBSH-së: Rastet e kancerit pritet të rriten ndjeshëm në mbarë botën
E sëmura me kancer në protestë: Jep para për koncert dhe nuk rimburson ilaçet tona
5 kura shtëpiake për pickimet e mushkonjave
5 mënyra për të mbajtur kockat tuaja të forta pas moshës 50 vjeç
5 arsye pse pjeshkët nuk duhet të mungojnë në dietën tuaj