Kryeqytetet evropiane mbulohen nga mesazhi “Vjosa Park Kombëtar Tani”

Në Ditën Ndërkombëtare të Ujit, thirrja “Vjosa National Park Now” (Vjosa Park Kombëtar tani) u shpalos në tre kryeqytete të Evropës, Berlin, Paris dhe Vienë, nismë që u ndërmor edhe në Tiranë.

“Aktivistët që qëndrojnë pas aksionit vizual po synojnë vëmendjen e politikanëve evropianë dhe shqiptarë, duke i nxitur ata të deklarojnë Vjosën si Parkun e parë Kombëtar të një lumi të egër në Evropë”, u shpreh përmes një njoftimi për shtyp organizata mjedisore EcoAlbania.

“Ky vendim historik është i një rëndësie ndërkombëtare pasi do të mbronte 300 km gjatësi lumenjsh dhe përrenjsh, që strehojnë mbi 1,100 specie, shumë prej të cilave janë të kërcënuara”, vijon më tej komunikata. Në lumin Vjosë dhe degëzimet e saj janë planifikuar të ndërtohen rreth 30 hidrocentrale.

Shtohen thirrjet për ruajtjen e Vjosës

Sot, Albin Kurti, kryetar i “Lëvizjes VetëVendosje” përmes reagimeve në rrjetet sociale, u shpreh se i bashkohet thirrjeve kombëtare dhe ndërkombëtare për ta shpallur Vjosën Park Kombëtar.

“Vjosa, lumi që lidh Shqipërinë me Evropën, është pasuri e trashëgimi jo vetëm kombëtare por edhe evropiane. Kanione të mrekullueshme, rrjedha të vrullshme e të papengueshme, ekosistem unik dhe 1,100 speciet që strehohen në të e bëjnë Vjosën lumin më të veçantë në Evropë”, shkruan Kurti në Facebook.

Kurti deklaroi se edhe në Kosovë, qeveritë e mëparshme kanë dhënë leje për të ndërtuar hidrocentrale të vogla, duke dëmtuar lumenjtë dhe komunitetet që jetojnë përgjatë lumit.

Komisioneri Evropian për mjedisin, Virginijus Sinkevičius po ashtu u shpreh sot se mbrojtja dhe restaurimi i lumenjve është një ndër objektivat e Bashkimit Evropian. Në fokusin e fjalës së tij ishte dhe Vjosa. “Ne mbështesim përcaktimin e zonave të mbrojtura në të gjitha vendet, përfshirë Shqipërinë dhe lumin e tij madhështor Vjosa!”, – shkruan Sinkevičius në një postim në Twitter. /Citizens Channel

Postime të ngjashme

Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim
Tragjedi në Spitalin e Traumës në Tiranë/ Pacienti hidhet nga kati i tretë dhe humb jetën, policia nis hetimet