Kryhet një ndërhyrje e rrallë në QSUT, risi në Shqipëri dhe Ballkanin Perëndimor

Një ndërhyrje e re, risi absolute në Shqipëri dhe Ballkanin Perëndimor është kryer në qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë.

Për herë të parë në shërbimin e kardiokirurgjisë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, është kryer një operacioni për zëvendësimin e valvulës me një procedurë miniinvazive me videoskopi.

“Sapo kemi përfunduar rastin e parë të një paciente 58-vjeçare që iu nënshtrua një operacioni për zëvendësimin e valvulës me një procedurë miniinvazive me videoskopi.

Është hera  e parë që ky intervent kryhet në vendin tonë, po jo vetëm, edhe në vendet  e tjera të Ballkanit Perëndimor. Kjo risi që u ofrohet pacientëve shqiptarë për herë të parë ka në thelbin e saj jo vetëm një rehabilitim më të shpejtë për të sëmurët, por edhe rezultate jashtëzakonisht më të mira, si dhe një efekt kozmetik tepër të kënaqshëm për pacientët tanë”, shprehet prof. Edvin Prifti, shef i shërbimit të Kardiokirugjisë në QSUT.

“Procedura kirurgjikale konsiston në implantimin brenda kraharorit në anën e djathtë të pacientit të një sistemi kamerash 3-D të cilat bëjnë të mundur një vizualizim direkt nën një hapje të kufizuar të të gjitha strukturave kardiake, duke shmangur hapjen standarde”, shpjegon dr. Edvin Prifti.

Teknologjia komplekse iu vu në dispozicion mjekëve shqiptarë në përdorim për qëllime shkencore prej kolegëve italianë. Ekipi që realizoi këtë ndërhyrje historike përbëhej nga Prof. Edvin Prifti, Dr. Klodian Krakulli, Dr. Fjorba Mana, Dr. Saimir Kuci, Dr. Alfred Ibrahimi,Ms. Marinela Agolli, Ms Majlinda Elezi./ Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

60 kursantë të Akademisë së Sigurisë në spital me simptoma helmimi, Policia: AKU ka marrë mostra të ushqimeve të konsumuara
Helmohen sërish kursantët e Akademisë së Sigurisë, 30 persona përfundojnë në spital
Kripa në ushqim: 4 truke për ta reduktuar atë pa humbur shijen
I nxehti ekstrem, kush janë kategoritë më të rrezikuara
Studimi: Si po përhapen në TikTok informacione të rreme rreth kremrave të diellit
Cila është koha më e mirë për të marrë vitaminën D? Ekspertët japin përgjigje
Mes protestave: Akila, gazetarja me inteligjencë artificiale, do të flasë me një milion shqiptarë
Kujdes! Mos i kombinoni këto pije me ilaçet e tensionit