Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka
Është kryer transplanti i parë i penisit tek një pacient në SHBA, i cili hoqi organin e tij gjenital për shkak të kancerit. Kirurgët tek Spitali i Përgjithshëm i Masaçustit, në Boston, kanë arritur të rikthejnë funksionimin e plotë të organit gjenital tek pacienti. Organi është marrë nga një dhurues i vdekur. Operacioni, i kryer në fillim të këtij muaji, ka zgjatur 15 orë.
Pacienti Thomas Manning, 64 vjeç, është në gjendje të mirë shëndetësore. Mjekët thonë se ka shpresa që organi gjenital të funksionojë si më parë. Nëse gjithçka shkon mirë, z. Manning do të mund të urinojë normalisht brenda pak javësh, dhe mund të kryejë marrëdhënie seksuale brenda pak muajve.
Nëse ky transplant do të funksionojë, atëherë kirurgët mund të kryejnë operacione të tjera tek pacientët që kanë pësuar dëmtime në organet seksuale dhe ata të prekur me kancer.
Burimi: Independent / https://shendeti.com.al/


