Kryhet transplanti i parë i penisit

Një ekip mjekësh nga SHBA kanë kryer me sukses transplantin e parë total të penisit dhe skrotumit (qese që mban testikujt). Kirurgët nga Universiteti Johns Hopkins në Baltimore kanë kryer operacionin tek një ushtar i cili ishte plagosur gjatë një sulmi me bombë në Afganistan.

Ata përdorën penisin, skrotumin dhe një pjesë nga veshja e jashtme abdominale të transplantuar nga një dhurues i vdekur. Sipas kirurgëve, ushtari do të mund të rifitojë funksionin seksual. Një ekip prej 11 kirurgësh kryen transplantin për 14 orë.

Në terma mjekësore, operacioni është quajtur “vascularised composite allotransplantation”, që do të thtë se procesi përfshin transplantimin e lëkurës, kockave, muskujve, tendinëve dhe enëve të gjakut. Ekspertë thonë se ushtari mund të shërohet plotësisht brenda 6-12 muajve.

Burimi: BBC / Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Nobeli i Mjekësisë shkon për “çelësin e dritës” që ndez dhe fik neuronet
Gjashtë fëmijë të një kopshti përfundojnë në spital në Korçë, dyshohet për helmim
829 raste të reja me kancer gjiri në 2025, ISHP: Ulet vdekshmëria, ja qarqet me incidencën më të lartë
Vitamina D3: Përfitime për shëndetin dhe si ta merrni në mënyrën e duhur
Uri fizike apo emocionale? Endokrinologia shpjegon si ta kuptoni pse po hani
Dërgonin pacientë me kancer në klinikat private, SPAK mbyll hetimet për Onkologjikun
Fruthi rikthehet fuqishëm në SHBA, 5 viktima në Pensilvani/ Mbi 3,650 raste gjatë vitit 2026
Mjekja: Obeziteti te moshat pediatrike, kambanë alarmi