KSHH: 70% e viktimave të dhunës janë femra

Denisa Canameti, gazeta Shëndet + dhe Shëndeti Online

3195 raste dhune në familje të raportuara për periudhën janar-shtator 2016. Këto të dhëna, të bëra të dhunanjohura nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit, flasin për një rritje të rasteve të dhunës në krahasim me vitin 2015. Nga monitorimi që KSHH ka bërë gjatë këtij viti ndaj 97 seancave gjyqësore për çështjet penale dhe civile të lidhura me dhunën në familje, ka rezultuar se 70 % e viktimave janë të gjinisë femërore dhe dhunohen për shkaqe të lidhura me divorcin, përdorimin e alkoolit nga dhunuesit, varfërinë dhe papunësinë.  37% e ҫështjeve për lëshimin e urdhërave të mbrojtjes janë pushuar për shkak të mosparaqitjes së palës paditëse që në seancën e parë, kryesisht të grave ose për shkak se ato deklarojnë se nuk ekziston më konflikti. Në 40% të rasteve dhunuesi ka pasur arsim 8–9-vjeçar. Dhunuesit rezultojnë më së shumti recidivist për ushtrim të dhunës në familje.

Postime të ngjashme

Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim
Tragjedi në Spitalin e Traumës në Tiranë/ Pacienti hidhet nga kati i tretë dhe humb jetën, policia nis hetimet