Ku do të shkojmë me këtë shkatërrim që po i bëjmë mjedisit?

Nga Mentor Kikia

Sipas parashikimeve të ekspertëve, në vitin 2050, në dete e oqeane do të ketë më shumë plastikë sesa peshq dhe gjallesa të tjera. Edhe pse 2/3 e globit është ujë, aftësia shkatërruese e njeriut ëshë aq e madhe sa këto superoqeane po i shndërron në pellgje të ndotur. BE ka akorduar 560 milion Euro për mbrojtjen e ujërave përreth saj.

Po ne çfarë po bëjmë? Padyshim s’kemi para të pastrojmë detin. Por mund të ndikojmë për të mos e ndotur. Pa asnjë dyshim, jemi vendi që në raport me popullsinë, shkaktojmë më shumë ndotje në Detin Mesdhe.

Tonelatatë tëra mbeturina shkarkojnë lumenjtë çdo vit në det. Edhe më shumë mbeten nëpër lumenj. Kjo është sfida më e madhe e jona. Kjo është sfida edhe e gjithë njerëzimit./ Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

“Ministri e vdekjes”- Protestuesit ndalen para ministrisë së Shëndetësisë
Siguria në kuzhinë: 6 gabime që duhen shmangur
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Historia e hemodializës, shërbimit që shteti ‘refuzon’ ta ofrojë vetë
Rënia në peshë nuk janë vetëm numrat në peshore, endokrinologia: Drejtohuni te mjeku për zgjidhje
Lëngu i shegës: Pse duhet të jetë në dietën tuaj
Pse obeziteti prek më shumë gratë sesa burrat?
Mjekja: Ja pse gratë shtojnë peshë në periudhën e menopauzës (VIDEO)