Ku ndryshon stresi nga depresioni?

Përshëndetje. Jam një vajzë 21 vjeçe. Këto kohë që po përjetoj një gjendje jo shumë të mirë emocionale, për shkak të disa problemeve të mia personale. Nuk kam oreks, nuk më pëlqen të dal, nuk dua të flas me njeri. Prindërit janë shumë të shqetësuar dhe këmbëngulin që të më çojnë te psikologu, sepse më thonë që kam kaluar në depresion. Theksoj se kjo gjendje ka një muaj që vazhdon kështu, por unë mendoj që thjesht është një periudhë stresi që do të kalojë. A mund të pyes një psikolog se ku ndryshon stresi nga depresioni?grua-e-stresuar

Përgjigjet mjeku psikiatër Pasho Maksuti

Përshëndetje, sa i përket pyetjes suaj mund të them se stresi nuk është baraz me depresionin.  Depresioni është çrregullim mendor dhe është disa formash, që nga forma më e lehtë deri tek forma më e rëndë. Ndërsa, stresi është një faktor tronditës që zakonisht mund të jetë i jashtëm ose i brendshëm. Stresi mund të shkaktojë ankth. Stresi mund të japë çrregullime të tjera. Mund të japë edhe çrregullime stomatike, çrregullime organike ose funksionale.

Megjithatë, unë këshilloj një vizitë te mjeku psikolog, i cili me siguri do të të ndihmojë që ta kalosh këtë gjendje.

Postime të ngjashme

Çfarë është hormoni GLP-1 dhe sa i rëndësishëm është për organizmin?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim
Si mund të humbasë peshë në mënyrë të shëndetshmë një person obez?
Raporti i TFL: Probleme me kostifikimin e shërbimeve dhe raportimin e efektivitetit të shpenzimeve
INSTAT: Bien vizitat për fëmijët dhe nënat në konsultore në 2025! Ja arsyeja
Ish ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj mbërrin në GJKKO
U plagos me plumb gome në sy gjatë protestës, MSHMS: Erjon Vishkulli kalon me sukses operacionin në Romë
Check-up falas për qytetarët, por sa kushton për buxhetin e shtetit?