Ku shkuan premtimet për të sëmurët me diabet?

“Në tavolina të rrumbullakëta me pjesëmarrjen e të gjitha autoriteteve shëndetësore vendimmarrëse u premtua që lista nr.2 e pajisjeve dhe materialeve mjekësore do të dilte përpara zgjedhjeve lokale në qershor 2015. Pse nuk doli kjo listë? Ku ndodhet kjo listë? Ku shkuan premtimet”. Është kjo pyeta e ngritur nga Shoqata e Fëmijëve dhe të Rinjve me Diabet, ndërsa i bashkangjitet fjala e ish-kreut të Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.

Në fakt, ende sot e kësaj dite të sëmurët me diabet vazhdojnë të kenë mungesa në fisha dhe në mjekimin që ata marrin për një sëmundje kronike të stabilizuar dhe nga e cila do të vuajnë gjithë jetën e tyre. Megjithatë, edhe kohë pas premtimeve, ata vazhdojnë të zvarriten duke harxhuar para të shumta, pavarësisht të qenit taksapagues të rregullt të këtij shteti./Shëndet+

Postime të ngjashme

“Mos e nënvlerësoni” – Mjeku: Kujdes nga infeksioni i Impetigos, ja shenjat dhe mënyrat e trajtimit
53% e vdekjeve nga zemra, u shtuan ato nga dëmtimet dhe endokrinet në 2025
Rishikimi i Buxhetit 2026: Financime shtesë për shëndetësinë
Temperaturat e larta, Brataj: Vapa rrit infarktet, trombozat dhe vdekjet e papritura
Shqipëria e treta në Europë për çmimet e larta të bulmetit, 35.6% më shumë se mesatarja në 2025
Inaugurohet materniteti ‘Mbretëresha Geraldinë’, Sala: 1.2 mld lekë investim
Paradoksi i shëndetësisë shqiptare: Të parët në Ballkan për shpenzimet spitalore, të fundit për financimin publik
60 kursantë të Akademisë së Sigurisë në spital me simptoma helmimi, Policia: AKU ka marrë mostra të ushqimeve të konsumuara