Kuinoa, drithi më i shëndetshëm

Blerina Bombaj, dietologe

Si ta gatuani kuinoan

Kuinoa është një ushqim i veçantë i cili mund t’i bëjë pjatat tuaja jo vetëm të shijshme por edhe delikate.

Gatimi bazë

  • 1 kupë kuinoa
  • 2 kupa ujë ose lëng perimesh ose lëng mishi
  • pak kripë deti
  1. Shpëlajeni mirë kuinoan me ujë të bollshëm (kjo procedurë është e domosdoshme).
  2. Vendoseni kuinoan e shpëlarë në një tenxhere me ujin dhe kripën dhe prisni të arrijë vlimin.
  3. Ulni forcën e zjarrit dhe e lini rreth 15 minuta të ziejë​.

Pas gatimit, kokrrat bëhen disi transparente dhe embrioni shkëputet duke krijuar nje bisht në formë spirale.
Nëse doni që kuinoa të marrë një shije më të fortë mund ta piqni pak minuta para se ta gatuani.

Kombinimet më të mira

  1. E mira është që kuinoa të gatuhet në lëng pule ose perimesh. Mund të tentoni ta gatuani në lëng ku dominon shija e borzilokut dhe në fund e shijoni me pak vaj ulliri të mirë.
  2. Hidheni kuinoan e gatuar sipër perimeve të ndryshme të sallatave tuaja.
  3. I shtoni majdanoz, sherebel, qepë të njomë dhe/ose hudhër.

Kuinoa me fruta – për një mëngjes të pasur në proteina

  • ½ kupë kuinoa (të gatuar)+ ½ kupë tërshërë (të pagatuar)
  • ½ kupë manaferra ose boronica + kajsi + rrush ose mjedër
  • 1 lugë të madhe fara kungulli
  • 3-4 bajame të thërmuara

Përgatitja

  1. I përzieni me qumësht të freskët ose kos natyral ose qumësht bajamesh
  2. Sipas dëshirës mund t’i shtoni edhe pak mjaltë.

Postime të ngjashme

“Në Itali kanë çuar familja dhe miqtë, jo shteti”/ Rama i përgjigjet motrës së protestuesit: Iniciativën e mora unë, i kam uruar të shkuara para se të nisej
Çfarë ndodh me foshnjën nëse diabeti i shtatzënisë nuk mbahet nën kontroll
13 të lënduar pas protestës në Tiranë! Si paraqitet gjendja e të riut të goditur në sy
Diabeti në shtatzëni vazhdon edhe pas lindjes apo ndërpritet
Obeziteti gjatë shtatzënisë, mjekja tregon si mund të ndikojë në shëndetin e fëmijës
Sheqeri i lartë në gjak gjatë shtatzënisë, mjekja tregon si mund të mbahet nën kontroll
Mjekja tregon keqkuptimin më të madh në lidhje me obezitetin
Si fotoja e një personi mund të ndihmojë në parashikimin nëse një pacient me kancer mund ta përballojë trajtimin apo jo