Kujdes! Çmimi i barnave në farmaci nga 1 prilli 10% më e lirë

farmcist 1Hiqet TVSH e barnave. Duke nisur nga 1 prilli farmacitë duhet të respektojnë edhe një tjetër kriter sa i takon shitjes së barnave, e që ka të bëjë me uljen e çmimit të tyre për pacientët, si pasojë e heqjes së TVSH-së prej 10 për qind.

Në këto kushte kushdo që paraqitet në farmaci për të blerë barnat duhet të tregohet i kujdesshëm, e të mos paguajë çmimin e vendosur në pullën e tyre. Kjo pasi të gjitha farmacitë kanë marrë urdhër të zbresin nga çmimi aktual të medikamentit që pacienti kërkon të blejë vlerën prej 10 për qind. Autoritetet e shëndetësisë sqarojnë se ulja e çmimit të barnave do të vijojë edhe më tej. Sipas tyre, 10 për qindëshi tjetër i uljes së çmimit nga ulja e marzheve të fitimit, do të reflektohet në javët në vazhdim.

Megjithatë, autoritetet shëndetësore sqarojnë se kjo do të jetë në varësi të importeve. Aktualisht edhe Qendra Kombëtare e Kontrollit të Barnave ka nisur punën për emetimin e pullës së re që do të vendoset tek medikamentet, në të cilën do të reflektohet edhe heqja e TVSH-së për barnat.

Postime të ngjashme

Ethet e Nilit në Korçë, ISHP në terren pas konfirmimit të rastit të parë në Shqipëri. Hetime dhe depistim për parandalimin e infektimeve
Konfirmohet rasti i parë i Virusit të Nilit Perëndimor në Shqipëri
Shkoi te Spitali i Traumës se e kishte më afër, nëna lind të shëndetshëm foshnjën në Tiranë
VIDEO/ Çfarë është prediabeti?
Pas PPP-së, shteti tenderon dializën me kosto 43 % më të lartë se mesatarja e koncesionit  
Eklipsi diellor: Kujdes me sytë, ja si ta shikoni në mënyrë të sigurt
VIDEO/ Mjekja zbulon dy shtyllat kryesore për të rënë nga pesha
Raporti i KLSH nge alarmin: 43 barna të rimbursueshme janë hedhur në treg pa autorizim