Qoftë një zhurmë e lehtë apo një gërhitje që të lë gjithë natën pa gjumë, mjekët kanë dalë në përfundimin se gërhitja është një problem që prek pjesën më të madhe të njerëzve.
Madje në një sondazh gërhitja renditej në majë të klasifikimit për gjumë të keq, gjithçka për shkak të partnerit që gërhet. Megjithatë, nuk është vetëm një marrëdhënie që preket nga gërhitja por kjo e fundit mund të jetë një shenjë se në të ardhmen mund të keni probleme serioze shëndetësore.
Gërhitja shkaktohet nga mbyllja parciale (e pjesshme) e rrugëve të frymëmarrjes për shkak të relaksimit të muskujve të qafës. Në këtë moment janë indet e buta që vibrojnë duke shkaktuar tingullin e gërhitjes.
Sipas studiuesve ekzistojnë faktorë të ndryshëm që ndikojnë në shancet që secili ka për të qenë një njeri që gërhet. Në të bëjnë pjesë forma anatomike e rrugëve të frymëmarrjes si dhe të qenit mbi peshë pasi ngre masën e indeve rreth qafës.
Një ndër arsyet se përse meshkujt gërhasin më shumë se femrat ka të bëjë me faktin se ata kanë tendencën për të peshuar (për të qenë më të fryrë) në pjesën e sipërme të trupit dhe kjo bën që të kenë më shumë inde të buta rreth qafës.
Sa më shumë plakemi aq më të shumë dobësohen muskujt rreth qafës duke shkaktuar vibrimin e tyre. Ndërkohë disa persona gërhasin me raste, kur mund të kenë konsumuar alkool apo kur kanë marrë qetësues.
Gati 5 përqind e personave që gërhasin, në të ardhmen zhvillojnë atë që quhet “apnea e gjumit”. Muskujt rreth zonës së qafës relaksohen aq shumë sa rrugët e frymëmarrjes për pak sekonda mbyllen duke ndërprerë oksigjenin e nevojshëm të zemrës dhe organeve të tjera, gjë e cila shkakton presionin e gjakur dhe rrit rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare.
Pjesa më e madhe e njerëzve që vuajnë nga “apnea e gjumit” nuk mbajnë mend këtë pjesë problematike të frymëmarrjes gjatë gjumit.
Deri më tani nuk ka një kurë që mund të zhdukë definitivisht gërhitjen megjithatë ka disa hapa të cilat bëjnë të mundur që ta kontrolloni atë.
Ja disa prej tyre:
Jo gjumit mbështetur në shpinë: Ky pozicion rrit mundësinë për të gërhitur si pasojë e relaksimit të gjuhës dhe pjesës së gojës, duke shtypur rrugët e frymëmarrjes, që rrit edhe më shumë shancet e vibrimit/ gërhitjes.
Nxirreni kokën nga jastëku: Një peshë e shëndetshme është çelësi në uljen e shanceve për të gërhitur. Nëse mbani mbi kokë peshë ekstra kjo mund të ndalojë qarkullimin e frymës normalisht, duke shkaktuar gërhitje.
Stop duhanin: Duhanpirësit janë dyfish më të prirur për të gërhitur sesa njerëzit që nuk konsumojnë duhan.
Lironi rrugët e fryëmmarrjes: Nëse vuani nga hundët e bllokuara përdorni një spray nasal në mënyrë që të çlironi rrugët e frymëmarrjes.
Pajisje kundër gërhitjes: Nëpër farmaci mund të gjeni pajisje që ndihmojnë për parandalimin e gërhitjes.
Operacion: Sigurisht që ky është opsioni i fundit por nëse jeni lodhur nga mënyrat e ndryshme dhe asgjë nuk ka funksionuar atëherë operacioni mund t’ju ndihmojë.


