Kujdes! Gratë shtatzëna duhet të shmangin patjetër konsumimin e këtij lloj peshku

Përshtati në shqip për Shëndeti Online dhe Gazeta Shëndet+: Blertina Koka

Për vite më radhë profesionistët e shëndetit i kanë këshilluar gratë shtatzëna dhe prindërit e fëmijëve të vegjël të konsumojnë peshk, duke shmangur ato me përmbajtje të lartë në mërkur (metal i dëmshëm). Kjo këshillë nuk është plotësisht e qartë në fakt, duke qenë se ekspertët nuk e kanë qartësuar se cilët peshq kanë përmbajtje të ulët në mërkur dhe cilët të lartë.

Së fundmi, Administrata Amerikane për Administrimin e Barnave (FDA) dhe Agjencia Amerikane e Mbrojtjes së Mjedisit (EPA)  kanë publikuar një udhëzues për konsumimin e peshqve nga gratë shtatzëna, ato që ushqejnë fëmijët me gji dhe prindërit e fëmijëve të vegjël. Agjencitë vazhdojnë të rekomandojnë që njerëzit duhet të hanë 2-3 racione me peshk në javë.

Tashmë ato kanë siguruar të dhëna që tregojnë cilët peshq kanë përmbajtje të lartë në mërkur dhe cilët jo. Nivelet e mërkurit janë kalkuluar duke përdorur të dhëna nga FDA dhe burime të tjera.

Udhëzimet e reja thonë se gratë shtatzëna dhe ato që po ushqejnë fëmijët me gji duhet të shmangin 7 lloje peshqish që janë të pasur me mërkur, si peshku shpatë, marlin, peshku tuna migrues, mbreti skumbri, peshkaqeni etj (të gjitha këto lloje peshqish i gjeni në fotot më poshtë).

Ndërsa peshqit që kanë përmbajtje të ulët në mërkur janë disa nga llojet që konsumohen më shumë, si salmoni, karkalecat, merluci etj. Këto peshq janë edhe më të shëndetshëm. (Këtu mund të gjeni një grafik të të gjithë llojeve të peshqve, i krijuar nga FDA).

Dyqanet që shesin peshq duhet të informojnë njerëzit mbi llojin e peshqve, në mënyrë që ata të dinë se çfarë të blejnë.

Burimi: Health / https://shendeti.com.al/

Më poshtë janë të gjitha llojet e peshqve që nuk duhen konsumuar nga gratë shtatzëna dhe ato që po ushqejnë fëmijën me gji.

 

Postime të ngjashme

Minutat e errësirës dhe paniku për jetën e pacientëve! KLSH zbulon faktin e rëndë, Trauma ka vetëm 1 gjenerator në punë dhe pa servis
U lëndua në sy gjatë protestës në Tiranë, Prokuroria e Tiranës nis hetimin për Erjon Vishkullin
“Në Itali kanë çuar familja dhe miqtë, jo shteti”/ Rama i përgjigjet motrës së protestuesit: Iniciativën e mora unë, i kam uruar të shkuara para se të nisej
Çfarë ndodh me foshnjën nëse diabeti i shtatzënisë nuk mbahet nën kontroll
13 të lënduar pas protestës në Tiranë! Si paraqitet gjendja e të riut të goditur në sy
Diabeti në shtatzëni vazhdon edhe pas lindjes apo ndërpritet
Obeziteti gjatë shtatzënisë, mjekja tregon si mund të ndikojë në shëndetin e fëmijës
Sheqeri i lartë në gjak gjatë shtatzënisë, mjekja tregon si mund të mbahet nën kontroll