Kryefaqja Box 2 Kujdes! Ja çfarë e dëmton më së shumti mëlçinë

Kujdes! Ja çfarë e dëmton më së shumti mëlçinë

0
Shpërndaje

Për Shëndeti Online dhe gazeta ‘Shëndet+’, mjekja gastrohepatologe Valdete Malaj

Mëlçia quhet ndryshe edhe laboratori i organizmit.  Ajo ka shumë funksione, të cilat përfshijnë prodhimin e faktorëve të gjakut, proteinave, tëmthit dhe të më shumë se 100 enzimave të ndryshme. Gjithashtu ndikon edhe në metabolizmin e kolesterolit, depozitimin e glikogjenit si burim energjie, mbajtjen normale të përqendrimit të sheqerit në gjak, në rregullimin e hormoneve të ndryshme dhe detoksifikimin e medikamenteve dhe helmeve, duke përfshirë alkoolin.

Ja cilat janë faktorët që dëmtojnë më së shumti mëlçinë, duke filluar nga kequshyerja deri tek përdorimi i disa medikamenteve.

Alkooli

Alkooli e dëmton tepër mëlçinë. Por ka një anë pozitive se me ndërprejen e alkoolit ndërpritet edhe dëmtimi i mëlçisë. Dhe nëse kapet në kohën e duhur mund të parandalojë cirrozën e cila është sëmundja apo shkatërrimi përfundimtar i mëlçisë, ku indi i butë i mëlçisë zëvendësohet me disa gjendra ose noduse. Një e keqe e madhe është se të sëmurët që vuajnë nga probleme të mëlçisë nuk shfaqin shenja. I sëmuri mund të jetë duke bërë cirrozë dhe nuk ndjen asnjë lloj shqetësimi ndërkohë që sëmundja ecën, përparon, agravohet.

Yndyrat

Yndyrat  depozitohen në enët e gjakut dhe pas enëve të gjakut është mëlçia ajo që e ndjen më shpejt këtë depozitimin e yndyrnave.

Duhani

Nuk është aq problematik sa alkooli. Por dihet se duhani duke dëmtuar enët e gjakut, indirekt prek edhe mëlçinë sepse mëlçia është e pasur me enë gjaku. Por nuk futet tek faktorët e rëndësishëm të këtyre sëmundjeve.

Preparatet ose medikamentet e ndryshme(hepatotoksike ose dëmtuese të mëlçisë).

Mund të përmendim paracetamolin pasi ai është më i përdorshmi. Një ndër efektet kryesore të tij është hepatoksiteti i tij. Pra pacienti mund të zhvillojnë edhe hepatit toksik. Më të rrezikuar për të dëmtuar mëlçinë janë pacientët që përdorin ilaçet kundrejt yndyrnave, prandaj ju rekomandohet që çdo 2-3 muaj të bëjnë analizat e mëlçisë. Gjithashtu problematik janë edhe pacientët që mjekohen me hipertension arterial, reumatizmalët , edhe parkinsoni, gjithmonë para fillimit të preparateve pacientët duhet të bëjnë analizat e mëçisë çdo 2-3 muaj.

Kequshqyerja

Mbingrënia çon në rritjen e yndyrnave dhe thamë pastaj se si ndikojnë yndyrnat në mëlçi. Edhe mosngrënia mirë sigurisht që e dëmton mëlçinë, në fund të fundit edhe mëlçia si çdo organ tjetër  funksionon mirë në një trup të shëndetshëm, dhe të që të kemi një trup të shëndetshëm duhet të ushqehemi mirë.

Diabeti dhe mëlçia

Në studimin e bërë në një grup pacientësh është parë që rreth 90% e pacientëve me diabet kanë edhe hepatostatozë, pra dhjamosje të mëlçisë. Është parë që sa më gjatë këto pacientë janë me diabet aq më e shprehur është edhe hepatostatoza, pra si të thuash shkojnë paralel. Kjo për shkak të çrregullimit të metabolizmit, të yndyrnave, të karbohidrateve. Komplikacionet shkojnë deri në cirrozë të mëlçisë. Kjo ndodh sepse thamë që mëlçia nuk ka shenja që të të lajmërojë.

Sa më i ekuilibruar të mbahet diabeti aq më mirë shkon edhe puna me aparatet e tjera, ndër të to edhe mëlçia. Dihet që diabeti dëmton sytë, dëmton nervat, dëmton veshkat, pra prek shumë pjesë të organzimit. Mbajtja e shifrave të glicemisë sa më afër normales i jep pacientit kushte për një jetë sa më të gjatë dhe sa më të shëndetshme.

Mëlçia ndikon në problemet e trurit

Sidomos te pacientët që janë në gjendje cirroze. Këto pacientë shpesh bien në gjendje prekome dhe kome. Në gjendjen prekomë pacienti fillon turbullirat, nuk reagon shpejt, është i ngadalshëm në kthimin e përgjigjes.

Helmimet gjatë periudhës së verës.

Duhet patur shumë kujdes nga helmimet gjatë kësaj periudhe. Them veçanërisht me produkte të tilla si kërpurdha pasi janë shumë hepatotoksike, madje tani kam një pacient i cili pas ngrënies së një pice në Itali me kërpurdha ka bërë hepatit toksik. Shokët e vet kanë vdekur ndërsa ky shpëtoi pas një transplanti. Janë raste shumë të rralla, por ndodhin. Megjithatë nuk e themi për të përhapur panik. Thjesht po them që të tregohet kujdes pasi helmimet mund të kenë komplikacione shumë të rënda për mëlçinë.

Mjekësia popullore

Shpesh edhe ne në punën tonë i rekomandojmë veçanërisht disa lloje çajrash, si çaji i akës. Por jo, dua të thkesoj se në sëmundje serioze të mëlçisë, ose edhe jo serioze, për çdo shqetësim duhet paraprakisht konsulta me mjekun specialist. Çajrat që unë thashë mund ti japim për një qetësim, por asnjëherë nuk zëvendësojnë trajtimin me medikamente. Në fund të fundit të gjithë prepartet zanafillën tek bimët e kanë. Si dhe janë edhe m pak kostoze.

Patologjitë më të shpeshta të mëlçisë

Më problematike shfaqen hepatitet, veçanërisht hepatitet B dhe C, si hepatite që merren nga dentisti, nga një ndërhyrje kirurgjikale. Ka shumë raste shuam të shpeshta ku hepatiti vjen nga pakujdesia e dentistit.

Aktiviteti fizik

Tek dhjamosja e mëlçisë ndodh edhe pa shkoqe. Mund të vijë vetëm nga fakti që një perosn është i shëndetshëm, mund të ketë yndyrnat normale. Në këtë rast rekomandohet tepër aktiviteti fizik. Të dalë jashtë, të shkrijë dhjamnin në tërësi të organzimit he kështu ndihmon edhe mëlçinë./ shendeti.com.al

 

 

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here