Kujdes! Ja cilat janë 4 gabimet që ju shëndoshin

Përgatiti për gazetën “shëndet+”: Elena Beta

metabolizemShpesh ndodh të ushqehemi në mënyrën e gabuar dhe të ndjekim zakone që na dëmtojnë metabolizmin dhe stimulojnë shtimin e peshës.

Njihuni me këto zakone të dëmshme dhe përpiquni t’i evitoni ato, nëse doni që trupi juaj të funksionojë si duhet.

Vrap i tepruar: çdo gjë e tepërt ju dëmton! Vrapi gjithashtu. Vendosni një balancë ndërmjet stërvitjes, ushqimit dhe gjumit dhe metabolizmi juaj do të funksionojë më së miri.

Shumë perime: perimet janë burim i mrekullueshëm i vitaminave, si dhe ushqyesve, megjithatë, perimet e papërpunuara përmbajnë sasi të lartë të celulozës. Trupi ynë nuk mund të marrë sasi të mëdha nga ky fibër në qoftë se vazhdimisht konsumoni perime të papërpunuara. Kjo mund të çojë në ngadalësim të sistemit të tretjes dhe probleme të tjera shëndetësore.

Hidratimi vetëm nëpërmjet ujit: nëse konsumoni vetëm ujë për tu hidratuar, është e rëndësishme të dini këtë: Trupi ynë është një sistem kompleks që kërkon vitamina dhe ushqyes, në mënyrë që të funksionojë si duhet. Përveç hidratimit me ujë, sigurohuni që të konsumoni edhe pije të tjera të shëndetshme.

Kufizimet e tepërta të kripës: Sipas “American Heart Association”, rekomandohen 1.500 mg kripë në ditë, që mund të jetë pak më të lartë, por është e vlefshme. Natriumi është një element i domosdoshëm në ruajtjen e metabolizmit të shëndetshëm, ndihmon në tretje, dhe ul hormonet e stresit.

Burimi: http://simpleorganiclife.org/https://shendeti.com.al

Postime të ngjashme

EMRI/ Ndalohet drejtori i Spitalit të Fierit, zbardhen detajet e para
Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?