Kujdes/ Këta individë nuk duhet të vaksinohen me vaksinën kundër gripit

Mënyra më e mirë e parandalimit të virusit të gripit është vaksinimi me vaksinën kundër gripit. Vaksinimi mbron vetë personin si dhe ndihmon në mos përhapjen e gripit.

Vaksinimi çdo vit është e rëndësishme pasi virusi i gripit është i paparashikueshëm, pasi viruset e gripit janë në ndryshim të vazhdueshëm dhe imuniteti nga vaksina e bërë bie me kalimin e kohës.

ISHP rekomandon kryerjen e një vaksine ndaj gripit çdo vit, si mënyra e parë dhe më e mirë për t’u mbrojtur nga gripi.

Vaksina e gripit mund të reduktojë sëmundjet prej gripit, vizitat tek doktori, mungesat në punë dhe në shkollë prej gripit, si dhe parandalon shtrimet në spital si rrjedhojë e gripit.

Vaksinën kundër gripit duhet ta bëjnë të gjithë individët në risk të lartë për të zhvilluar komplikacione të rënda ndaj gripit si:

  • Fëmijët mbi 6 muaj
  • Gratë shtatzëna
  • Individë me sëmundje kronike si astma, diabeti, sëmundje kardiovaskulare, sëmundje pulmonare si dhe individët e moshës mbi 65 vjeç.

Vaksinimi i punonjësve të kujdesit shëndetësor është shumë i rëndësishëm për të mbrojtur vetveten dhe sidomos pacientët të cilët janë në grupet në risk.

Nuk duhet të vaksinohen me vaksinën kundër gripit:

  • Persona qe kanë alergji nga veza
  • Persona në gjendje akute me temperaturë
  • Persona që kanë pasur reaksione të mëparshme
  • Fëmijët nën 6 muajsh

Burimi: Instituti i Shëndetit Publik / https://shendeti.com.al/

Kategoritë që rrezikojnë më tepër nga pasojat e rënda të gripit

Postime të ngjashme

“Mos e nënvlerësoni” – Mjeku: Kujdes nga infeksioni i Impetigos, ja shenjat dhe mënyrat e trajtimit
Çfarë i bën mëlçisë tuaj konsumi i kafesë
Pse duhet të hani kikirikë në mëngjes
3 ushqime që duken të shëndetshme, por nuk janë të tilla
53% e vdekjeve nga zemra, u shtuan ato nga dëmtimet dhe endokrinet në 2025
Rishikimi i Buxhetit 2026: Financime shtesë për shëndetësinë
Temperaturat e larta, Brataj: Vapa rrit infarktet, trombozat dhe vdekjet e papritura
Shqipëria e treta në Europë për çmimet e larta të bulmetit, 35.6% më shumë se mesatarja në 2025