KUJDES! Këto ilaçe mund të shkaktojnë humbje të kujtesës

Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi

Ekzistojnë disa lloje medikamentesh që mund të shkaktojnë humbje të kujtesës. Ja disa prej tyre:

Medikamentet “anti”: nëse ju po merrni një medikament që fillon me “anti”, të tilla si antihistamines, antipsikotikët, antibiotikët, antispasmodics apo antihipertensivëve është e mundur që të ndikojnë në nivelin e acetilkolinës. Acetilkolina është neurotransmetuesi kryesor përfshirë kujtesën dhe të mësuarit. Acetilkolina e ulët mund të çojnë në simptoma të tilla si konfuzion mendor, shikim të paqartë, humbje kujtese, halucinacione dhe të zgjuarin sonambur.

Ilaçet e gjumit: ekzistojnë mënyra më të mira për të fjetur gjumë sesa të merrni ilaçe që mund t’ju fusin në një gjendje “kome” të shkurtër e të përkohshme. Personat që marrin pilula për të fjetur gjumë përjetojnë “tmerret e natës” si halucinacione, zgjim sonambur etj.

Ilaçet statin: medikamentet për uljen e kolesterolit mund të konsiderohen si grupi më i keq i barnave për trurin. Një e katërta e trurit është e përbërë nga kolesteroli. Kolesteroli është i nevojshëm për kujtesën, të mësuarit dhe të menduarit më shpejt. Kjo do të thotë se barant për uljen e kolesterolit mund të ndikojnë negativisht në tru.

ilaccet Sipas RealFarmacy këto medikamente mund të çojnë në humbjen e kujtesës:

  • për Parkinsonin – scopolamine, atropine, glikopirolati (scopolamine, atropine, glycopyrrolate)
  • për epilepsinë – fenitoinës ose Dilantin (phenytoin, Dilantin)
  • për reduktimin e dhimbjeve – heroina, morfina, kodeina
  • pilulat e  gjumit – Ambien, Lunesta, Sonata
  • benzodiazepine – Valium, Xanax, Ativan, Dalmane
  • quinidine
  • naproxen
  • steroid
  • antibiotikët (quinolones)
  • antihistamines
  • interferonet
  • ilaçet e tensionit të lartë
  • insulina
  • metildopa
  • antipsikotikët – Haldol, Mellaril
  • ilaçet kundër depresionit tricyclic
  • litium
  • barbiturates – Amytal, Nembutal, Seconal, phenobarbital
  • ilaçet e kimioterapisë

Kjo listë është bërë nga Ph.D Richard C.Mohs, ish-zëvëndës kryetar i Departamentit te Psikiatrisë në shkollën e mjekësisë “Mount Sinai”, Nju Jork, SHBA.

Nëse jeni duke marrë ndonjërin nga këto medikamente, ju rekomandojmë që të konsultoheni me mjekun në lidhje me efektet anësore që mbartin./ Burimi: realfarmacy.com

(http://www.realfarmacy.com/beware-20-medications-cause-memory-loss/)

Postime të ngjashme

"Shet produkte të rrezikshme"- Komisioni Europian gjobit TEMU-në me 200 mln dollarë
8 fruta me përmbajtje të ulët sheqeri
Shpërthimi i Ebolas, OBSH shpall emergjencë globale
3 gjëra që duhet të bëni për të pasur lëkrë me shkëlqim
Zakonet që do t'ju "shpëtojnë" nga fryrja e barkut
5 mite dhe të vërteta rreth sëmundjeve venoze
“Sterilizimi”/ Shtyhet gjyqi për ish-ministrin Ilir Beqaj, ja kur do të mbahet seanca e radhës
Asambleja e OBSH, ministrja Sala prezanton prioritetet e Shqipërisë në shëndetësi