Kujdes! Këto shenja tregojnë se trupi juaj po prodhon shumë estrogjen

Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi

Estrogjeni përfshin një grup hormonesh që luajnë një rol jetik në rritjen dhe zhvillimin e riprodhimit tek femrat dhe karakteristikave seksuale. Ai është përgjegjës për zhvillimin e indeve të gjirit dhe funksionimin sa më mirë të mitrës. Estrogjeni përgatit trupin për ovulacion. Megjithatë, duhet të keni parasysh se jo të gjitha grupet e estrogjenit luajnë këtë funksion. Disa prej tyre lidhen me rrezikun e shfaqjes së kancerit të gjirit. Këto grupe të estrogjenit quhen “të këqija” dhe nivelet e tij rriten në trup për shkak të stresit, marrjes me tepri të kafeinës, marrjes së pilulave për kontrollin e lindjes, kontraceptivëve, etj.

Shenjat më të zakonshme dhe të hershme të nivelit të lartë të estrogjenit në trup:

  • estrogjenShtim në peshë në mënyrë të pakontrollueshme
  • Puçrra fytyre
  • Lodhje kronike dhe e vazhdueshme
  • Fryrje të barkut
  • Cikël menstrual i parregullt dhe/ose me dhimbje
  • Rënie të flokëve
  • Nervozizëm
  • Duar dhe këmbë të ftohta
  • Metabolizëm i ngadaltë
  • Çrregullim i gjumit
  • Mosfunksionim i tiroides

Nëse keni dy ose më shumë simptoma të tilla duhet të konsultoheni menjëherë me mjekun.  Nëse nuk kurohet në kohë, kjo gjendje mund t’ju çojë në përkeqësim të gjendjes shëndetësore dhe probleme të tilla si infertilitet, endometriozë, kiste në vezore, dështime të përsëritura etj./ Burimi: steptohealth

Postime të ngjashme

Cila është mosha ideale për të pasur një fëmijë sipas shkencëtarëve
Problemet me tiroiden tek fëmijët: Çfarë duhet të dinë prindërit
Uji i orizit, trendi i ri viral i TikTok për flokë të shndritshëm, të shëndetshëm dhe të fortë
Shkencëtarët zbulojnë se vaksina kundër gripit ka një efekt shqetësues në shëndetin e grave
Hipertensioni gjatë shtatzënisë i lidhur me rrezikun e kardiomiopatisë së zgjeruar
A mund të rrisin rrezikun e kancerit të gjirit produktet tuaja për kujdesin e lëkurës?
7 shenjat e endometriozës që një grua nuk duhet të injorojë kurrë
Si ndryshon trupi i një gruaje pas lindjes, studimi tregon se kur analizat rikthehen në vlerat normale