Kujdes! Këto ushqime nuk duhet t’i konsumoni

Përgatiti për “shendeti.com.al”: E.B

Në ditët e sotme po i ngarkojmë trupat tanë me kimikate të dëmshme, duhan dhe substanca të tjera kancerogjene. Por gjëja më e keqe që po bëjmë është pikërisht ushqimi.

Vajrat e hidrogjenizuara gjenden në ushqime të tilla si ushqimi i paketuar, ushqimi i shpejtë dhe margarina. Studime të ndryshme kanë dalë në përfundimin se yndyrna të tilla shkaktojnë disa lloje të kancerit.

Kokoshkat: Përveç faktit se kokoshkat mund të përmbajnë këto vajra të hidrogjenuara, sidomos kur përgatiten në mikrovalë, kanë më shumë gjasa të shkaktojnë kancer, konkretisht kancerin e mushkërive.

Mielli i bardhë: Kujdes nga buka e përgatitur me miell të bardhë, sanduiçët apo çdo lloj ushqimi me prejardhje të këtij mielli. Ekspertët e ushqimit këshillojnë të konsumoni bukën e zezë për shëndet më të mirë.

Mishi i kuq: i pjekur dhe i kripur paraqet rrezik për shëndetin tuaj. Shpesh shtohen konservues të cilët shërbejnë për ta mbajtur mishin të freskët por në të njëjtën kohë këto konservues mund të dëmtojnë zorrën e trashë dhe mund të shkaktojnë kancer.

Sheqeri i bardhë: Sheqeri thjesht ju dëmton. Nuk është glukoza e gjetur në frutat që jep dëmin më të madh në shëndetin e njeriut, por sheqerat e bardha që përpunohen shumë. Kini kujdes, evitoni ëmbëlsirat sa më shumë të mundni…/Dailymail

Postime të ngjashme

UNICEF: Shqipëria ka 47% të fëmijëve në varfëri ushqimore, lë pas vetëm Taxhikistanin në Europën dhe Azinë Qendrore
Dr Altin Cekodhima: Ulçerat gastrike dhe 4 komplikacionet më të shpeshta që shkaktohen
Kremi i Diellit fëmijëve: 10 gjëra që duhet të dini patjetër
Ja disa fakte që nuk i dinit për sistemin imunitar
A mundet lëngu i mishit të ndihmojë kockat dhe artikulacionet, të forcojë imunitetin dhe të përmirësojë tretjen?
Ju dridhen duart? Ja problemi shëndetësor që keni
Ja sëmundjet që prekin më së shumti organin gjenital mashkullor
Si të parandalosh alergjinë nga kikiriku tek fëmijët?