Kujdes kur e ndëshkoni fëmijën, mos e lini të pushtohet nga “tmerri i dyshimit”

Nga Lira Gjika, pediatre

Ndëshkimi i fëmijës duhet të jetë i përcaktuar në kohë dhe se cili ishte veprimi që u bë shkak të merrte këtë dënim.
Dënimi duhet ta bëjë fëmijën të mendojë dhe jo të ndihet i keq dhe të ngecet në ujërat e dyshimit. Tmerri i dyshimit, është shumë i njohur dhe i studiuar në të gjitha moshat.

Dëmi i tij është i pallogaritshëm, sidomos në fëmijëri, prandaj specialistët insistojnë që fëmijës i duhet treguar dhe folur për çdo gjë që do t’i ndodhë. Nuk duhet lënë nën trysninë e fantazisë së manipuluar nga tmerri i dyshimit, se çfarë do t’i ndodhë dhe çfarë ka bërë, pse ishte kaq e keqe ajo që bëri, e me radhë…..

Mos e harroni, fëmija po rritet dhe shumë veprime, edhe pse mund të bëhen me qëllim, nuk janë për të bërë keq, por për të tërhequr vëmendjen, se është keq.
Fëmijës i duhet treguar me fjalë dhe veprim, që ndëshkohet veprimi dhe jo ai, fëmija.

Fëmija duhet të jetë i qartë për ndëshkimin. Duke mos qenë i qartë ai dyshon për gjithçka, që është i keq, që nuk e duan dhe, që është i pazoti. Kur fëmija nuk e di se për çfarë ndëshkohet dhe sa kohë do të ndëshkohet, ai pushtohet nga paniku, apo “tmerri i dyshimit”.

Kur e ka të qartë se përse, kupton se ka disa gjëra, që janë në dorë të tij dhe ai mund ti evitojë që të mos gjendet në telashe. Kështu mëson përzgjedhjen dhe rëndësinë e veprimeve. Koha e dënimit është një minutë për vit moshë. Nëse është 2 vjeç vetëm 2 min, nëse është tre vjeç vetëm tre min. Kujdes, mos harroni të shkoni te fëmija sa po të mbushet koha e caktuar për dënimin. Vonesa për t’i thënë fëmijës se mbaroi koha e dënimit, bën vetëm dëm. Tregon vetëm neglizhim dhe prepotencë nga ana e të rriturit./ Shendeti.com.al

 

Postime të ngjashme

Temperaturat e larta? Ja cilat ushqime duhet të shmangni dhe çfarë të konsumoni më shumë
60 kursantë të Akademisë së Sigurisë në spital me simptoma helmimi, Policia: AKU ka marrë mostra të ushqimeve të konsumuara
Helmohen sërish kursantët e Akademisë së Sigurisë, 30 persona përfundojnë në spital
Kripa në ushqim: 4 truke për ta reduktuar atë pa humbur shijen
I nxehti ekstrem, kush janë kategoritë më të rrezikuara
Studimi: Si po përhapen në TikTok informacione të rreme rreth kremrave të diellit
Cila është koha më e mirë për të marrë vitaminën D? Ekspertët japin përgjigje
Mes protestave: Akila, gazetarja me inteligjencë artificiale, do të flasë me një milion shqiptarë