Kujdes! Ky ushqim paraqet rrezik të lartë për foshnjat

Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka

Disa produkte të veçanta të orizit mund të paraqesin rrezik për foshnjat për shkak të niveleve të larta të arsenikut që shkaktojnë në urinë. Në këtë përfundim ka arritur një studim i publikuar në revistën “American Medical Association Pediatrics”, ku janë ekzaminuar të dhënat e ushqyerjes të më shumë se 700 foshnjave.femije_oriz

Pas ekzaminimit hulumtuesit shkencor arritën në përfundimin se foshnjat që ushqehen me oriz kanë tre herë më shumë nivele të arsenikut në urinë, krahasuar me foshnjat e tjerë që nuk konsumojnë asnjë produkt të orizit.

“Arseniku njihet si kancerogjen, që rrit rrezikun për t’u prekur nga sëmundjet kardiovaskulare, të sistemit imunitar dhe sëmundje të tjera. Ka evidenca të ndryshme që vërtetojnë se edhe nivelet e ulëta të këtij elementi mund të kenë ndikim në shëndetin e fëmijëve, në rritjen, sistemin imunitar dhe zhvillimin mendor të tyre”, deklaroi autorja kryesore e studimit, Margaret Karagas, nga Shkolla Mjekësore Geisel në Kolegjin Dartmouth.

FDA njoftoi në fillim të këtij muaji se do të propozojë një sasi të limituar të “arsenikut inorganik” tek orizi që mund të konsumojnë foshnjat, për shkak të rrezikut që paraqet ky element për ta.

Burimi: ABC News / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Miopia - pandemia e shekullit 21! Okulisti: Alarmante tek fëmijët, ja shkaku
Përfitimet e lëngut të Aloe Verës për shëndetin: Çfarë thotë shkenca
Si ndikon koha para ekranit në zhvillimin e trurit të fëmijëve
Testi i thjeshtë që zbulon në pak minuta nëse një fëmijë ka autizëm
9 gjërat që çdo prind i ri duhet të dijë, sipas mamive
Shumica prej nesh e bëjmë këtë gabim pa e ditur – dhe po rrezikojmë shëndetin
Autizmi virtual, fëmijë me vonesa në zhvillim e të folur për shkak të “celularit në dorë”
Studimi: Kujdes me antibiotikët te fëmijët e vegjël, shkaktojnë edhe obezitet!