Kujdes! Lodrat plastike përbëjnë rrezik për shëndetin e fëmijëve

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al”: Blertina Koka

Lodrat e fëmijëve mund të përbëjnë rrezik për shëndetin  tyre, pasi rrisin rrezikun e prekjes nga infeksionet, paralajmërojnë ekspertët. Viruse të caktuara, si gripi, mund të mbijetojnë në sipërfaqen e lodrave për një kohë të mjaftueshme sa të përbëjnë një shqetësim në rast ekspozimi, këshillon një studim i ri.femije_lodra plastike

Ekspertët kanë testuar se sa gjatë mund të mbijetojë një virus në një lodër plastike fëmijësh që është e butë, për shembull një bretkosë. Ata gjetën viruse tek lodra 24 orë pasi ishte kontaminuar, me 60% lagështi.

Kur lagështia ishte 40%, virusi ishte akoma prezent edhe 10 orë pas kontaminimit.

“Njerëzit e nuk e kuptojnë që i marrin infeksionet nga objektet jofrymore. Ata mendojnë se i marrin infeksionet vetëm nga njerëzit e tjerë. Fëmijët janë më të rrezikuar që të preken nga infeksionet, duke qenë se i fusin duart dhe objekte të ndryshme në gojë, ndërkohë që sistemi i tyre imunitar nuk është zhvilluar akoma”, shpjegon autori kryesor i studimit, Richard Bearden II, nga Universiteti i Shtetit të Gjeorgjisë”.

Zbulimet lidhen me viruse të cilat kanë një shtresë të jashtme mbrojtëse, e cila mund t’i ndihmojë ata të mbijetojnë dhe të infektojnë qeliza të tjera.

Shembujt përfshinë gripin, i cili është një nga sëmundjet më të përhapura të rrugëve të frymëmarrjes. Kërkuesit thanë se lodrat janë me gjasa një kanal i rëndësishëm për transmetimin e sëmundjeve virale te fëmijët.

Ky është një kërkim i ri që synon të analizojë se sa kohë duhet që një virus i caktuar të çaktivizohet nga sipërfaqja e lodrave të fëmijëve në temperaturat tipike të ambientit dhe në nivele relative të lagështisë.

Kërkuesit shkencorë përdorën një virus që infekton bakterin për të modeluar mënyrat e mbijetimit të tij tek njerëzit. Ata e vendosën virusin tek një lojë dhe kontrolluan lagështinë e mjedisit në 22 0C në 40% ose 60% lagështi.

Gjatë një periudhe 24-orësh, 1% e virusit mbeti ende infektues në lodër në lagështinë relative 60%, që tregon një pakësim prej 99% në numrin e viruseve infektive.

Virusi ishte më pak i qëndrueshëm në lagështinë 40%, që është më i zakonshmi në mjediset brenda shtëpisë. Në dy orët e para, vetëm 0.01% e virusit vazhdoi të ishte i pranishëm, duke treguar një pakësim prej 99.9% të pakësimit të numrit të viruseve infektive.

Kërkuesit arritën të rikuperonin 0.0001% të virusit infektiv brenda 10 orësh.

Fokusi kryesor për prindërit, doktorët dhe kujdestarët e kopshteve duhet të jetë sterilizimi i lodrave të përbashkëta të fëmijëve të tyre dhe zhvillimi i një strategjie që do të ndihmojë në sigurimin që sëmundjet të largohen një herë e mirë nga çdo lodër.

Për shembull, lodrat që janë të përbashkëta te njerëzit duhet të dekontaminohen shpesh. Pastrimi i zakonshëm shtëpiak është një nga zgjidhjet më të mira.

Ekspertët rekomandojnë gjithashtu eliminimin e lodrave të fëmijëve në mjediset ku ata presin në pediatri. Një plan dekontaminimi duhet të përfshihet gjithashtu për dorezat e dyerve, butonat e ashensorit dhe sipërfaqe të tjera që preken shpesh nga shumë njerëz.

Burimi: Daily Mail / https://shendeti.com.al/

 

Postime të ngjashme

Erëzat që zvogëlojnë inflamacionin dhe forcojnë trupin
3 këshilla për të ulur konsumin e sheqerit dhe për të qetësuar sistemin nervor
Rriten importet e ilaçeve, KLSH: 80% janë kopje e origjinalit, pa cilësi dhe më shtrenjtë
Ndahet nga jeta akademiku Rexhep Qosja
Pas një viti sfidash, vaksinat mRNA japin shpresë të re në luftën kundër kancerit
Çfarë duhet të bëni në mëngjes për tretje më të mirë gjatë gjithë ditës
5 shenja që tregojnë se sistemi juaj nervor është i mbingarkuar
Raporti i HIV 2025: Shqipëria përballë një vale të re infeksionesh, rekord që nga 2016-a