Kujdes/ Mbipërdorimi i antibiotikëve, mjeku: Alarm Botëror, prandaj jemi në këtë situatë

Pandemia Covid-19 nxiti keq dhe mbipërdorim të antibiotikëve. Mjekët shpjegojnë se përdorimi pa kriter i tyre ka rritur rezistencën bakteriale.

Kjo do të thotë më shumë vështirësi në trajtimin e sëmundjeve. Nga ana tjetër, pacientët në shumë raste, të shtyrë nga paniku, marrin antibiotikë edhe pa konsultimin e mjekut.

“Kohët e fundit kemi një dështim në terapinë me antibiotikë si rezultat i shfaqjes së rezistencës. Është një alarm botëror dhe janë të shqetësuar të gjithë. Një nga arsyet kryesore që ne jemi në këtë situatë është keqpërdorimi i tyre ose mbipërdorimi i tyre”, shprehet mjeku, Arben Pilaca./ Fax web

 

Postime të ngjashme

Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim
Tragjedi në Spitalin e Traumës në Tiranë/ Pacienti hidhet nga kati i tretë dhe humb jetën, policia nis hetimet