Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka
Mënyra se si i modeloni flokët mund të jetë një nga faktorët kryesor që shkakton rënie të tyre, ka zbuluar një studim i ri. Sipas shkencëtarëve nga Universiteti John Hopkins, femrat që i tërheqin flokët shumë pas kokës, apo që i kapin gërshet, mund të pësojnë rënie të tyre. Këtu përfshihen modele si bishtalecat, flokët me rasta etj.
Rreziku është edhe më i lartë nëse përdoren produkte të ndryshme kozmetike për kapjen e tyre. Përdorimi i nxehtësisë për t’i drejtuar mund të çojë në hollimin e tyre dhe rënien. Shtimi i flokëve false, që aplikohen direkt në skalpin e kokës, mund t’i dëmtojë ata gjithashtu.
Burimi: Tech Times / https://shendeti.com.al/



