KUJDES NË PLAZH!!! Ja cilat orare duhet të shmangni dhe cilat duhet të qëndroni në plazh

Në stinën e nxehtë të verës nuk duhet të harroni kurrë që të keni një lëkurë të mbrojtur gjatë ekspozimit në diell, të dini se si të zgjidhni kremin mbrojtës me faktorin për të cilin ju keni nevojë dhe kryesorja që duhet të mbani parasysh është orari! Të njihni mirë oraret do ju ndihmojë të mbroheni dhe të arrini nxirjen e dëshiruar. Ndiqni këto këshilla:

Orët e para të mëngjesit (08.00-10): janë orët më të mira për të marrë rreze dielli pa rrezikuar: rrezet e diellit bien në mënyrë të zhdrejtë, i nxehti nuk ka filluar ende dhe trupi juaj është qetësuar nga ekspozimi në diell i ditës së mëparshme prandaj është më rezistent. Megjithatë, është e nevojshme një përhapje e mirë e kremit të diellit pasi rrezet janë vërtetë më të dobëta se në oraret e tjera të ditës, por mund edhe t’ju krijojnë djegie.

Mëngjesi i vonë(10-12): Në këtë orar dielli ka filluar të rrisë intensitetin e rrezeve. Kremi i diellit në këtë orar nuk është vetëm i domosdoshëm, por duhet zbatuar me përpikmëri. Përhapeni me kujdes dhe riaplikojeni herë pas herë që të mos e rrezikoni djegien e dhimbshme në zonat e pambrojtura të trupit. Respektoni intervalet e riaplikimit të kremit në këtë orar!

Në orarin e drekës(Bëni mirë ta shmangni këtë orar!)

Në mesditë, në orën 12-15 rrezet e diellit janë tepër të dëmshme për lëkurën tuaj, kanë intensitetin maksimal dhe bien pingul. Në këtë orar, do të bënit mirë që të tërhiqeshit nga të ekspozuarët në diell dhe të lini lëkurën tuaj të bënte pa pushim. Nëse keni vendosur të qëndroni në plazh edhe në këtë orar atëherë ju këshillojmë të qëndroni në hije ose në çadër, të mbani kapele ose të shkoni të freskoheni në barin më të afërt. Edhe nëse jeni nën çadër, mos harroni kremin mbrojtës me faktor të lartë(mbi 30 për lëkurat e çelëta).

Pasdite: Kur vjen pasditja, në orarin 15-18 rrezet e diellit fillojnë të ulin intensitetin, por ju nuk duhet të lini mbrojtjen pas dore: mund të përdorni një krem me mbrojtje më të ulët sipas lëkurës dhe nxirjes së arritur. Në këtë moment të ditës lëkura është lodhur, ndaj ju këshillojmë një krem që të jetë edhe një hidratues i mirë lëkure.

Perëndimi i diellit është perfekt! Në këtë orar, 18-20 rreziku i djegies nga dielli është zero. Ju mund të fokusoheni tek nxirja e lëkurës në mënyrë perfekte. Zgjidhni produkte që shtojnë nxirjen dhe ushqejnë lëkurën. Ju këshillojmë edhe vajin e kokosit ose produkte për pas ekspozimit në diell për një hidratim sa më të mirë./Bordo

Postime të ngjashme

Shkeljet me hemodializën, Braçe për Spitalin Amerikan: Janë bërë pagesa pa kryer shërbime, KLSH të auditojë 10 vitet e kontratës
Uji i ftohtë apo i ngrohtë, cili është më efektiv për larjen e duarve
1 mln € evazion fiskal, sekuestrohen pasuritë e spitalit privat në Tiranë
Studimi: Ecja 4,000 hapave një herë në javë, zvogëlon rrezikun e vdekjes së parakohshme te të moshuarit
Bie numri i përfituesve të barnave të rimbursueshme, 1 vit pas zgjerimit të listës
Studimi: Këto janë 6 llojet e kancerit që po përhapen te të rinjtë
Nga shtimi në peshë te ndryshimi i rrahjeve të zemrës, studimi zbulon për herë të parë efektet anësore të antidepresantëve
Jetë stresuese, rriten të sëmurët nga zemra dhe ata me probleme psikiatrike