Kujdes! Nëpër farmaci shiten medikamente të ndaluara

Në farmacitë bujqësore në Shqipëri, medikamentet e ndaluara me ligj tregtohen lirisht, duke vënë çdo ditë në rrezik jetën e qytetarëve. Gazetarët e emisionit “STOP” kanë blerë me lehtësi antibiotikë të ndaluar në Tiranë, Durrës, Lushnjë e Berat.

Por atë që emisioni “STOP” e bëri me lehtësinë më të madhe, e ka të pamundur shteti. Kryeveterineri i Tiranës, Sulejman Kullolli thotë se nuk janë konstatuar ilaçe të ndaluara dhe tregon masat teorike nëse ka shkelje. Gjithashtu AKU përgjigjet se nuk ka medikamente jashtë listës së miratuar.

Ministria e Bujqësisë, duke u bazuar në normat e Bashkimit Europian, prej vitit 2013 ka ndaluar importimin dhe përdorimin e disa produkteve mjekësore veterinare të caktuara. Por emisioni “STOP” ka konstatuar se përveç faktit që vazhdon importimi dhe përdorimi i tyre, ato edhe mund të blihen lehtësisht në çdo farmaci bujqësore. Këto produkte të ndaluara vazhdojnë të përdoren dhe si rrjedhojë transmetohen edhe te njerëzit, për shkak të konsumimit të produkteve të kafshëve.

Kamera e fshehtë e emisionit “STOP” ka vëzhguar farmacitë bujqësore në qytete të ndryshme të Shqipërisë dhe ka rezultuar se mund të blihen fare lehtë./ TvKlan

Postime të ngjashme

Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni