Kujdes nga pishinat, disa rezultuan me ujë të ndotur

pish 2

Edlira Sulejmani

Tashmë që sezoni veror ka nisur dhe pishinat janë një nga evndet më të frekuentueshme nga qytetarët,  autoritetet e shëndetsisë kanë intesifikuar kontrrollet për kushtet higjeno sanitare që ato ofrojnë. Ndonëse ende nuk janë hapur të gjitha për të ofruar shërbim, inspektorët e higjenës thonë se kanë konstuar edhe pishina me ujë të ndotur, ndaj të cilave janë marë edhe masa penalizuese.

”Kemi krijuar ato grupet e punës për kontrollet e të gjithë pishinave që ndodhen në territorine Tiranës edhe të rrethit sigurisht dhe do të marrin masat enevojshme që duhet për kontrollin e tyre higjenosanitar, pavarsisht nga vet detyrimet ligjore që kanë vet pronarët që duan të sigurojnë ujin e pastër në vet pishinat. Kemi konstatuar edhe ndotje të ujit dhe kemi marrë masat përkatëse dhe kemi dhen urdhër të boshatiset e gjithë pishina dhe të mbushet me ujë të pastër.”tha Naim Rama, shef i shërbimit të higjenës në drejtorinë e shëndetit publik.

Kryeinspektori thotë se çdo subjekt që hap një pishinë, duhet të plotësojë një dokumentacion të nevojshëm, krahas analizave laboratorike që duhet të kryejë për  cilësinë e ujit, apo edhe sasinë e klorit në to.

Ndër masat penalizuese inspektorët e higjenës, parashikojnë edhe gjobat, ku vlera e të cilave mund të shkojë deri në 200 mijë lekë të reja.

Postime të ngjashme

13 të lënduar pas protestës në Tiranë! Si paraqitet gjendja e të riut të goditur në sy
Diabeti në shtatzëni vazhdon edhe pas lindjes apo ndërpritet
Rama për protestuesit: Kanë nevojë për psikolog dhe trajtim
"Vijnë me plagë që kërkojnë qepje"- Klinikat private në ndihmë të protestuesve të lënduar, mjeku: Kemi ambulancë në terren
Udhëzimet e reja mjekësore: Terapia hormonale rekomandohet për lehtësimin e simptomave të menopauzës
Lëndohet një gazetare në protestë, largohet me ambulancë
Protestat/ Thirrje: Mos dëmtoni ambulancat, lejoini të ofrojnë ndihmë për të lënduarit
Një person në gjendje të rëndë në bulevard, futet pa ndjenja në autoambulancë pas disa minutash i shtrirë në tokë