Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al”: Fize Smailaj
Qirinjtë aromatikë shkaktojnë sëmundje të rrezikshme si, dëmtim të rëndë të mushkërive dhe probleme gjatë lindjes. Ky është përfundimi i cili u arrit pas shumë studimeve.
Ato nuk janë të vetmet objekte të rrezikshme që mund t’i kemi në shtëpi, të tjerë janë :aromatizuesit në formë spraji, në formë xheli dhe që vihen në prizë. Këto objekte mund të shkaktojnë dëmtim të mushkërive, tumore, dëmtojnë hormonet dhe mund të shkaktojnë astmë.
Më e keqja është se qirinjtë janë të rrezikshëm edhe kur nuk janë të ndezur, sepse edhe tretja e ngadaltë dhe natyrale çliron ndotës në ajër. Objekte të tilla kanë në përbërjen e tyre elemente që ne nuk ua dimë as emrat dhe që trupi ynë nuk i pranon, këto elemente mund të ndryshojnë edhe strukturën e ADN-së tonë.
Nënat shtatzëna duhet të jenë më të kujdesshme me qirinjtë që zgjedhin për të marrë në shtëpi. Disa studime tregojnë se substancat e rrezikshme mund të prekin hormonet, dhe si pasojë të shkaktojë probleme në zhvillimin hormonal të fëmijës. Shumë marka botërore po përballen me reagime të ashpra sepse në përbërje të produkteve të tyre janë gjetur substanca të dëmshme sintetike, shumë të rrezikshme për shëndetin. Prandaj bëni kujdes. / https://shendeti.com.al/


